Flash

Izraeli vijon sulmet në Gaza, të paktën 31 persona humbin jetën

Lapsi.al 31 January 2026
Izraeli vijon sulmet në Gaza, të paktën 31 persona humbin

Të paktën 31 persona, përfshirë fëmijë dhe gra, kanë humbur jetën në një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës të shtunën. Autoritetet palestineze përshkruan këto sulme si më të rënda që nga hyrja në fuqi e fazës së dytë të armëpushimit, ndërmjetësuar nga Presidenti Trump në tetor. Ushtria izraelite tha se sulmet ishin një përgjigje ndaj shkeljeve ata pretendojnë se ka kryer Hamasi të premten.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se identifikuan tetë militantë që dilnin nga tunelet nëntokësore në Rafah lindore dhe se bashkë me Agjencinë e Sigurisë së Izraelit (ISA) kishin goditur objektiva të ndryshme, një depo armësh, një vend prodhimi armësh dhe dy objekte që i përkisnin Hamasit në Rripin qendror të Gazës. Nga ana e saj, Hamasi i ka dënuar sulmet dhe ka bërë thirrje ndaj SHBA-së për veprime të menjëhershme, duke theksuar se "këto shkelje të vazhdueshme tregojnë se qeveria izraelite vazhdon luftën brutale të gjenocidit kundër Rripit të Gazës".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI