Flash

Masa sigurie shtesë/ Këlliçi: Prokurorët e SPAK dhe të Ballukut kërcënohen nga Rama

Lapsi.al 31 January 2026
Masa sigurie shtesë/ Këlliçi: Prokurorët e SPAK dhe

Deputeti Bëlind Këlliçi ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se pas kërcënimeve publike ndaj SPAK ka kaluar në akte me natyrë mafioze. Sipas Këlliçit, vendimi për të shtuar masat e sigurisë për prokurorët e SPAK pas fushatës së sulmeve të ndërmarra nga Rama, tregon qartë se “organizata më e madhe kriminale në vend, ajo e rilindjes, po vepron tashmë me metodat e saj mafioze”.

Ai thekson se shqetësimet nisën kur prokurorët u morën me korrupsionin galopant dhe lidhjet e qeverisë me krimin. Sipas tij, më parë nuk pati asnjë problem sigurie kur ndjekeshin drejtuesit politikë të opozitës. Këlliçi thekson kërcënimet kanë kulmuar tani me dosjen e Ballukut dhe hetimet që përfshijnë edhe kryeministrin.

Këlliçi paralajmëron se shtimi i masave të sigurisë për prokurorët, veçanërisht për Dritan Prençin, është një sinjal alarmi për situatën e vendit dhe për rrezikun real që ata përballen. Ai thekson: “Çdo shqiptar e di sot se prokurorët e SPAK dhe ata të Ballukut, të aferave të tunelit dhe tenderave qindra milionë euroshe, janë të kërcënuar nga Edi Rama. Është një moment vendimtar për Shqipërinë. Ky bandit duhet ndalur. Dhe vetëm qytetarët e kanë në dorë zgjidhjen. Më 10 shkurt është dita për ta treguar këtë. Bashkimi ynë në shesh, qëndrresa jonë, është fundi i tij.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI