Flash

Energjia elektrike mund të shtrenjtohet sërish në Kosovë

Lapsi.al 30 January 2026
Energjia elektrike mund të shtrenjtohet sërish në Kosovë

Kompania furnizuese me energji elektrike, ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.3 për qind për vitin 2026. Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe tani i takon këtij institucioni të vendosë.

Furnizuesi i Shërbimit Universal i energjisë elektrike në Kosovë, KESCO ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE) aplikimin për përcaktimin e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2026.

KESCO ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.4 për qind për vitin 2026.

Sipas dokumentit të dorëzuar nga KESCO, i cili përmban analizën e kostove dhe projeksionet financiare për vitin e ardhshëm, nevojat financiare të furnizuesit tejkalojnë vlerat e të hyrave të miratuara për vitin 2025, duke sugjeruar një rritje të tarifave për konsumatorët, në mënyrë që të mbulohen kostot operative dhe të tjera të lidhura me sigurimin e furnizimit me rrymë.

Nga aplikimi rezulton se të hyrat e propozuara për vitin 2026 arrijnë në rreth 528.78 milionë euro, krahasuar me rreth 435 milionë euro në vitin 2025.

Ky ndryshim çon në rreth 21 % rritje të çmimeve të energjisë elektrike nëse ky propozim miratohet në formë të tillë.

ZRRE është në proces të shqyrtimit të këtyre aplikimeve, dhe ende nuk ka vendosur zyrtarisht nëse do të miratojë rritjen e kërkuar, apo do ta refuzojë.

Në vitin 2023, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) kishte miratuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind, ndërsa në vitin 2025 tarifat u shtrenjtuan për 16.1 për qind.

Ndërkohë, gjatë vitit 2024, ZRRE kishte vendosur ulje të tarifave, duke i reduktuar ato për 8 për qind për konsumatorët familjarë që shpenzonin mbi 800 kilovat-orë në muaj, si dhe për 3 për qind për konsumatorët komercialë dhe industrialë.

Aktualisht, tarifa ditore për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më pak se 800 kilovat-orë në muaj është 9.05 centë për kilovat-orë, ndërsa tarifa e natës për këtë kategori është 3.88 centë për kilovat-orë.

Për energjinë e shpenzuar mbi pragun e bllokut prej 800 kilovat-orësh, çmimi gjatë ditës arrin në 15.43 centë për kilovat-orë, ndërsa gjatë natës është 7.28 centë për kilovat-orë./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI