Flash

Imuniteti i Ballukut/ Bardhi: Kemi kërkuar mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve

Lapsi.al 29 January 2026
Imuniteti i Ballukut/ Bardhi: Kemi kërkuar mbledhjen e Këshillit

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka nisur me debate ditën e sotme mes socialistëve dhe demokratëve. Shkak për debatet ka qenë shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Imuniteteve nga ana e socialistëve.

Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi theksoi se socialistët po marrin në mbrojtje zv.kryeministren Belinda Balluku. Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi u shpreh se shtyrja e mbledhjes është bërë me kërkesë të deputetëve Taulant Balla dhe Bledi Çomo.

Bardhi: Zoti Peleshi, jeni në shkelje flagrante të Rregullores. E kemi kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por e keni refuzuar. Vendosët ta mblidhnit më datë 28, por dy orë para mbledhjes, me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme, e keni anuluar mbledhjen. Kështu siç e keni shkruar, edhe pse jam i bindur se nuk e dini se çfarë keni shkruar, i bie që Këshilli të mblidhet pas dy muajsh. Mjafton të lexosh ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, ju thoni që do ta mblidhni Këshillin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Gjykata ka më shumë se dy muaj kohë për t’u shprehur. Kjo është një sjellje arbitrare dhe argumentet kanë zero bazë, qoftë në Kushtetutë apo në Rregullore. Askund nuk thuhet që Kuvendi duhet të presë të shprehet një institucion tjetër për një çështje që nuk ka lidhje me ne. Ka vetëm një shpjegim: ju keni marrë në mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Peleshi: Shtyrja e mbledhjes së Këshillit në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren thjesht me shumicë, por çdo propozim i anëtarëve vlen. Me propozim të deputetëve anëtarë Taulant Balla dhe Bledi Çomo që kërkuan të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shtyva mbledhje.

Të këshilluara

Mbahet sot seanca paraprake për Ilir Metën

Mbahet sot seanca paraprake për Ilir Metën. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndodhet prej më shumë se një viti në qeli. Siç shihet edhe nga videoja e...

10:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI