Flash

Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

Lapsi.al 28 January 2026
Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm

Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarësim në BE nga të gjitha vendet kandidate. Pranimi i këtyre vendeve është një perspektivë realiste dhe jo si rezultat i favorizimit të BE-së, analizoi këto ditë një forum i mbajtur nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike (wiiw).

Pjesëmarrësit vunë në dukje se pavarësisht pozicionit të favorshëm, Shqipëria ka një përqendrim shqetësues të pushtetit dhe Presidenti i Serbisë Vuçiç mund të krijojë ende paqëndrueshmëri në Mal të Zi, ndaj një skenar i anëtarësimit të pjesshëm në BE është më i mundshëm në tre vitet e ardhshme.

Sipas këtij skenari anëtarësimi i pjesshëm do të thotë që një vend kandidat hyn në bashkimin ekonomik dhe institucional të Bashkimit Europian, pa qenë ende anëtar me të drejta të plota politike (vote). Sipas këtij skenari Shqipëria do ketë akses në tregun e brendshëm të BE-së, të përfshihet në politikat e saj ekonomike, të marrë fonde zhvillimi dhe të zbatojë legjislacionin europian, ndërkohë që nuk do të ketë të drejtë vote në Këshillin e BE-së, nuk do të ketë komisioner europian dhe nuk do të ketë përfaqësim të plotë në Parlamentin Europian.

Sipas këtij skenari Mali i zi dhe Shqipëria do të jenë brenda BE-së në aspektin ekonomik dhe rregullator brenda tre viteve të ardhshme, po për shumë vite të tjera nuk mund të jenë anëtar politik i Unionit.

Ky model sipas analistëve të Vjenës synon të kapërcejë paradoksin aktual të zgjerimit, ku vendeve kandidate u kërkohet të zbatojnë një pjesë shumë të madhe të rregullave të BE-së, por për vite të tëra nuk përfitojnë ekonomikisht nga ky proces.

Me këtë formë anëtarësimi kompanitë shqiptare do të kenë akses real në tregun e përbashkët europian, pa tarifa dhe pa barriera jo-tarifore, që investitorët e huaj ta trajtojnë vendin si pjesë të hapësirës ekonomike të BE-së dhe që ekonomia shqiptare të integrohet drejtpërdrejt në zinxhirët e prodhimit dhe të shërbimeve të Europës. Në të njëjtën kohë, Shqipëria do të mund të merrte fonde shumë më të mëdha se ato që merr sot përmes instrumenteve të para-anëtarësimit, duke përfituar nga fondet strukturore, bujqësore dhe infrastrukturore që sot janë të rezervuara vetëm për shtetet anëtare.

Nga ana e Bashkimit Europian, kjo shihet si një mënyrë për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor, për ta lidhur atë fort me ekonominë europiane dhe për të ulur ndikimin e aktorëve të tjerë gjeopolitikë, pa u detyruar të marrë menjëherë vendime politike të ndjeshme për anëtarësimin e plotë.

Nga ana e vendeve kandidate, anëtarësimi i pjesshëm shihet si një mënyrë për të mos humbur edhe një dekadë tjetër në pritje, ndërkohë që popullsia emigron dhe ekonomitë mbeten të izoluara nga tregu më i madh në botë.

Për lëvizjen e njerëzve, anëtarësimi i pjesshëm në BE nënkupton se qytetarët e një vendi si Shqipëria të kenë më shumë të drejta për të punuar, studiuar dhe qëndruar në vendet e BE-së, por jo pa kufizime. Modeli që po diskuton BE është i ngjashëm me atë që ka sot Norvegjia ose Zvicra në disa fusha, por më i kufizuar.

Analistet e Vjenës pohuan se Ballkani Perëndimor ka pritur në radhë për një kohë të gjatë, duke theksuar se, fitimet nga konvergjenca ekonomike e BE-së kanë qenë mjaft të pakta. Për më tepër, politikat e rrepta fiskale në rajon kufizojnë manovrat.

Ndryshe nga Ukraina, Ballkani Perëndimor ka qenë mjaft i mirë në tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe perspektiva e tyre e përgjithshme është pozitive, me një situatë makroekonomike mjaft të qëndrueshme. Çështja më problematike këtu është mungesa e konkurrueshmërisë, e shoqëruar me një nevojë urgjente për një politikë më të mirë industriale./ Monitor

Të këshilluara

Martesat në rënie historike, rriten divorcet

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më t...

07:13

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33