Flash

Prokurori i SPAK: Kryeministri kërkon të bllokojë hetimin penal

Lapsi.al 22 January 2026
Prokurori i SPAK: Kryeministri kërkon të bllokojë hetimin penal

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka dhënë argumentet e tij, duke sqaruar se pse në rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nuk ka konflikt kompetencash, sic pretendon kryeministri Rama.

Në fjalën e tij para Gjykatës Kushtetuese, Preçi tha se kërkuesi, që në këtë rast është Kryeministri Rama ‘nuk mund të përdore këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv’.

Sipas tij, masa ndaluese prek vetëm individin dhe jo keshillin e ministrave.

“Nuk mund të pretendohet për konflikt kompetencash. Për të pasur konflikt kompetencash midis pushteteve duhet të plotësohen tre kritere ligjore. Mosmarrëveshja lind midis organeve të pushteteve të ndryshëm, mosmarrëveshja lidhet me organet që vendosin vullnetin e pushtetit të tyre dhe Mosmarrëveshja ka të bëjë me përcaktimin e sferës së kompetencave. Në rastin konkret këto kushte nuk plotësohen.

SPAK vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO për masën e sigurimit personal apo për interpretim të nenit 103 pika 3 nuk lidhen me kontrollin kushtetues mbi ligje, nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve.

Vlerësojmë se kërkuesi nuk mund të përdore këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv”, tha prokurori Dritan Prençi.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI