Flash

Bardhi në Kuvend: Ftesa për “Bordin e Paqes” ndaj kombit shqiptar, jo ndaj qeverisë

Lapsi.al 22 January 2026
Bardhi në Kuvend: Ftesa për “Bordin e Paqes” ndaj kombit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi në Kuvend se ftesa për të marrë pjesë në Bordin e Paqes nuk është bërë ndaj kryeministrit Edi Rama por ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Nga Foltorja e Kuvendit, ai theksoi se kombi shqiptar, në Shqipëri e Kosovë, ka treguar se është pro paqes dhe prandaj ka ardhur një ftesë e tillë, ndaj nuk duhet që të bëhet propagandë nga qeveria. Bardhi po ashtu kujtoi edhe deklaratat e Ramës më herët kundër Trumpit, ndërsa shtoi se janë kundër shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji në kundërshtim me rregulloren dhe Kushtetutën.

“Ka qenë Rama i vetmi lider botëror që i është drejtuar presidentit të SHBA me termin se përfaqëson turpin e njerëzimit.

Një deklaratë që nuk i shkon as marrëdhënieve të Shqipërisë dhe kombit me SHBA, një deklaratë që vë në rrezik sigurinë dhe marrëdhëniet mes kombit shqiptar dhe SHBA. Erdhe këtu e fole për Shqipërinë. Ne nuk ndihemi të vlerësuar për partneritetin që ka vetëm Shqipëria me SHBA, por krenarë për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka kombi me SHBA. Prandaj edhe ftesa i është drejtuar Shqipërisë dhe Kosovës.

SHBA kishin ftuar në këtë bord Shqipërinë dhe Kosovën për shkak të rolit që ka kombi jonë jo thjesht në paqen në Ballkan, por në Europë dhe më gjerë dhe për shkak të raportit të shkëlqyer strategjik me SHBA. Nuk mund të bëhet propagandë apo të talleni me SHBA që të flasësh për arritje historike ndërkohë që përpara disa vitesh e ke quajtur njeriun kyç të paqes sot në botë, turpi i njerëzimit”, tha Bardhi.

Ai theksoi se opozita nuk është kundër pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes, por shtoi se kjo duhet të bëhet në respekt të Kushtetutës.

“Kemi shansin të respektojmë kushtetuën, të marrim një javë, gjatë kësaj jave i kërkojmë presidentit që marrëveshja të hyjë në fuqi menjëherë dhe brenda një jave. Zbatoni Kushtetutën dhe e bëjmë efektive marrëveshjen brenda 7 ditëve. Pse duhet të shkelni rregulloren”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 22 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet me 83.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

08:25

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI