Flash

Trump nga Davosi: I dhamë fund 8 luftërave, shkatërruam programin bërthamor të Iranit

Lapsi.al 22 January 2026
Trump nga Davosi: I dhamë fund 8 luftërave, shkatërruam programin

Presidenti Donald Trump po mban fjalën e tij në Samitimn në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai është shprehur se sot bota është më e mirë se një vit më parë, ndërsa ka shtuar se që në kohë që është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, i ka dhënë fund 8 luftërave.

Trump ka renditur arritjet e administratës së tij, mes të cilave ishte edhe operacioni në Iran, ku predienti i SHAB tha se shkatërroi programin bërthamor të këtij vendi.

“Sot bota është më e pasur dhe më në paqe nga sa ishte një vit më parë.

I kemi dhënë fund disa luftërave për të cilat shumë njerëz përfshirë dhe mua nuk kishim informacion. Jemi të lumtur që i dhamë fund luftës mes Indisë dhe Pakistanit. Kam përfunduar 8 luftëra.

Lufta në Gaza është drejt fundit.

Kemi shkatërruar programin bërthamor të Iranit. Irani ishte 2 muaj larg finalizimit të këtij programi. Nëse Irani do të bisedojmë, ne do të bisedojmë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI