Flash

Nikulaj u ekzekutua në një bar buzë detit! The Sun: Gjakëmarrja e ftohtë shqiptare

Lapsi.al 22 January 2026
Nikulaj u ekzekutua në një bar buzë detit! The Sun:

Vrasja e biznesmenit dhe politikanit shqiptar Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023, ka shkaktuar reagime të shumta në mediat britanike. Ky atentat po hetohet nga autoritetet britanike për të bërë të mundur ekstradimin e personave të akuzuar si pjesëmarrës në këtë vrasje.

Gjithçka nisi nga një konflikt midis dy familjeve në Lezhë, Nikulaj dhe Lekstakaj, që daton nga viti 1997. Gjatë viteve, ky konflikt ka shkaktuar disa viktima nga të dyja palët. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill 2023 ishte "kapitulli" i radhës i kësaj gjakmarrjeje. Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga The Sun, tregojnë një vrasës me pagesë duke hyrë qetësisht në një bar buzë plazhit në Shqipëri dhe duke e qëlluar shtatë herë me pistoletë biznesmenin Ardian Nikulaj.

Gazeta shkruan se, e gjithë masakra ka ndodhur në një rajon të largët të Shqipërisë veriore, ku një kredo e lashtë e hakmarrjes ende mbizotëron. Vrasja e Ardianit ishte unike në historinë e gjatë dhe të përgjakshme të Shqipërisë, sepse për herë të parë u rekrutua një ekip i huaj me vrasës të dyshuar nga Britania.

Ndërsa policia në Shqipëri 'ka frikë' nga kjo 'gjakderdhe',  faza tjetër e kësaj lufte të pafundme midis dy familjeve po zhvillohet në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar, ku të akuzuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt po luftojnë kundër ekstradimit në Shqipëri për gjykim. The Sun udhëtoi për në Shqipëri për të ndjekur gjurmët e skuadrës së dyshuar të ekzekutorëve në ditët dhe orët para të shtënave.

Familjarët e Ardianit hapën gjithashtu dosjen e tyre me prova, të cilat thonë se vërtetohet se kush fshihej pas vrasjes së tij brutale. Ata zbuluan gjithashtu frikën e tyre se vrasja nuk ka mbaruar ende pasi vëllait të Ardianit i është thënë se ka një çmim prej 1.7 milion paundësh për 'kokën e tij', ndërsa armiqtë në Mbretërinë e Bashkuar po kërkojnë për një vrasës me pagesë që është i gatshëm të pranojë kontratën.

Rudina, e veja e Ardianit, 49 vjeç, qau ndërsa i tha The Sun: “Vrasjet duhet të ndalen, ka pasur shumë gjëra tashmë. Ne duam drejtësi për Ardianin dhe po i lutemi Mbretërisë së Bashkuar që të bëjë gjënë e duhur dhe të dërgojë këtu ata njerëz të dyshuar për këtë krim që të përballen me gjyqin. Por edhe gjakderdhja duhet të marrë fund. Shumë fëmijë kanë mbetur pa baba."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI