Flash

Vrasja e Santiago Malkos! Nëna e viktimës kërkon dënim me vdekje për Leonard Dukën

Lapsi.al 19 January 2026
Vrasja e Santiago Malkos! Nëna e viktimës kërkon dënim me

GJKKO pritet të shpallë më 21 janar, në orën vendimin për çështjen ndaj Leonard Dukës, për të cilin SPAK ka kërkuar dënimin me 32 vite burg. Avokatja mbrojtëse e Dukës, Melina Gjeta e cilësoi kërkesën e SPAK si të pabazuara në ligj,pasi sipas saj, dosja hetimore përmban vetëm elemente të një procesi të paplotë dhe të mbështetur kryesisht në burime mediatike.

Avokatja Gjeta kundërshtoi motivin e pretenduar të vrasjes, duke theksuar se dy plagosjet për të cilat dyshohet se kanë lidhje me viktimën, janë ende pa autor. Sipas saj, prokuroria nuk mund të përcaktojë autorësi në një kohë ku nga organet kompetente nuk kanë zbardhur pistën e plotë. Gjeta, vuri gjithashtu në dyshim dëshminë e Blendi Tetës, duke theksuar se ai ka deklaruar para gjykatës se është kërcënuar dhe vënë nën presion nga uniformat blu dhe kjo sipas avokates përbën shkelje të rënda ligjore duke hedhur poshtë dëshminë.

Gjatë seancës, u kundërshtua edhe përdorimi i transkripteve të aplikacionit Sky, të cilat mbrojtja i cilësoi si prova të paligjshme, që cenojnë lirinë dhe fshehtësinë e korrespondencës. Sipas saj, përgjimi nga autoritetet franceze ka qenë masiv dhe jo i orientuar.  Ndërsa Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se nuk ka përdorur aplikacionin Sky. Nëna e viktimës Santiago Malko, deklaroi para gjykatës se Duka është përgjegjës për vrasjen e djalit të saj. Ajo kërkoi dënimin maksimal për të akuzuarin, duke shtuar se kërkon dënim me vdekje.

“Leonard Duka më ka vrarë djalin. Me solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin dhe më tha që s’kam gjë me Santin, por doli e më vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë.”, tha nëna e Malkos.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI