Flash

Berisha nga Spak-u: Aksioni kundër mashtrimit përmes call-centrave u dekonspirua

Lapsi.al 19 January 2026
Berisha nga Spak-u: Aksioni kundër mashtrimit përmes call-centrave u

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat nga jashtë ambienteve para SPAK ka reaguar për rastin e zbulimit të një call-center që përmes mashtrimit vidhte qytetarë të huaj.

Berisha tha se kjo skemë mashtrimi është nën mbikëqyrjen e narko-policisë, ndërsa theksoi se pronar i këtij biznesi është Amant Josifi.

Ai tha se kjo skemë është e njëjtë me atë të mbledhjes së drogës.

“Olsi Rama, ortaku i Armand Josifit të cilat ditë e natë vjedhin qytetarët e huaj me mashtrime. Mashtrojnë qytetarët dhe call center-i i cili u kontrollua sipas hetimit që ka bërë me agjentët e vet, vidhte në muaj të paktën 30 mln euro, me mashtrim. Kjo veprimtari kriminale është absolutisht e tëra në mbikëqyrjen e narko-policisë.

Njëlloj si dikur për çdo rrënjë kanabis paguhej tarifa prej 300 euro kur ata ishin të shëndetshme. Për çdo kompjuter i paguhen zyrtarëve të policisë tarifa për të mbyllur sytë për mashtrimet. Në këto qendra ushtrohet një mashtrim masiv i qytetarëve fakte që që besojnë, ku u thuhet, sille shumën se do të marrësh kaq, ke humbur në bursë do të të ndihmojmë, etj. Kjo është veprimtari e një shteti mafioz.

Agjentët e Le Iene kanë vepruar 2 vite dhe kanë çdo informatë që ua ka dhënë ekipit që hetonte dhe kanë të gjitha foto, video dhe dokumente. Por kur shkuan atje dhoma u gjet bosh, ishin hequr edhe kompjuterat.Veprimtari kriminale e gjeneralizuar e narko-shtetit”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI