Flash

Berisha: Gjykata Kushtetuese mori vendim partiak ndaj meje për arrestin shtëpiak

Lapsi.al 19 January 2026
Berisha: Gjykata Kushtetuese mori vendim partiak ndaj meje për arrestin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet edhe për qëndrimin e Gjykata Kushtetuese ndaj arrestit shtëpiak ndaj tij.

Ai theksoi se vendimi i GJK kundrejt tij ishte partiak dhe se pasojat ndihen akoma për sa kohë shkon dhe paraqitet në SPAK. Sipas tij, ky vendim favorizon Belinda Ballukun dhe persona të tjerë si ajo që do përfundojnë në Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është një seksion i një organizate partie të PS-së. Komenti i parë. Atë çështje Gjykata Kushtetuese e trajtoi pas 8 muajve paraqitje. Në një kohë kur çdo çështje që ka të bëjë me qeveritarët e trajton brenda 2-3 javëve. Këto janë standardet partiake të Gjykatës Kushtetuese.

\Së dyti, Gjykata Kushtetuese me një vendim të koduar, partia, shpalli jo kushtetues vendimin ndaj meje por nuk e shfuqizoi atë. Ndërkohë që ai vendim ka pasoja edhe sot. Pra, nuk e shfuqizoi duke pretenduar se nuk është më në fuqi, por në fuqi janë pasojat e tij. Dhe vendimi në çdo doktrinë, përveç në atë të partisë së krimit, vendimi duhej shfuqizuar. Çfarë bëri me vendimin që mori.

Mori një vendim në favor të Lubisë dhe Lubive të tjera që do të shkojnë aty. Sepse hapi rrugën të shfuqizojë vendimet e tjera. Vendimin tim nuk e shfuqizoi duke pretenduar se nuk është në fuqi, duke pretenduar se ajo merret vetëm më vendimet që janë në fuqi, çka nuk është ashtu. Ajo merret me vendimet që janë në fuqi dhe që kanë pasoja. Nuk është zhdukur. Pasoja e atij vendimi është fakti që unë jam sot këtu para jush. Kjo është një nga pasojat. Plus pasojat e tjera. Ja pra, besoj se e morët vesh se ç’përfaqësojnë, njerëz të kapur peng me dhjetëra e dhjetëra mëkate dhe gjëra të padenja”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI