Flash

Berisha: Me projektin Smart City, Rama kompleton survejimin e paligjshëm

Lapsi.al 19 January 2026
Berisha: Me projektin Smart City, Rama kompleton survejimin e paligjshëm

i Partisë Demokratike tha sot se, me 'Smart City', Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe  total të qytetarëve shqiptarë, në çdo lëvizje të tyre. Në një deklaratë për shtyp Berisha u shpreh se, kjo përbën 'asgjësimin' e plotë të privatësisë së qytetarëve, pasi ky sistem regjistron jo vetëm individin, por dhe shprehitë e fytyrës.

Berisha theksoi se, të dhënat e një shoqërie janë shtetërore por me anë të 'Smart City-t', ato mund të eksportohen në duart e kujtdo. Ndër të tjera, kreu i opozitës, shtoi se, organizatat kriminale, nuk kanë më nevojë përveçse 'të fusë kthetrat' në kamera dhe të marrë vesh se ku e ka gjahun e vet.

"Sot jam para jush për të denoncuar përsëri projektin e quajtur Smart City, Qyteti i Mençur, të themi. Së pari, si projekt ky synon survejimin e plotë të lëvizjeve të çdo qytetari. Në qoftë se një vit më parë u vendosën në të gjitha kompanitë e telefonave aparaturat e regjistrimit të plotë të internetit dhe telefonave të celularëve me pretekstin e ndërprerjes së TikTokut, tani me Smart City, Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe më total të qytetarëve shqiptarë, të çdo lëvizje të tyre.

Ky përbën asgjësimin e plotë të privacisë së tyre, pasi ky sistem regjistron jo vetëm individin, por dhe fytyrën me të gjithë emotivitetin e saj të individit. Lëvizjet e tij në çdo destinacion. Vizitat e tij tek miqtë, tek të afërmit, tek shokët. Privacinë e tij në lokale dhe kudo që shkon. Kjo është vendosja e qytetarëve shqiptarë në kontroll të plotë, automjeteve të tyre, lëvizjeve të tyre. Dhe në këtë aspekt, aq sa të dhënat e një individi janë private, ato bëhen shtetërore. Aq sa të dhënat e një shoqërie janë shtetërore, ato eksportohen në duart e kujtdo. Tani çdo organizatë kriminale nuk ka më nevojë përveçse të fusë kthetrat në kamera dhe të marrë vesh se ku e ka gjahun e vet për ta marrë peng, për ta vrarë, për ta ekzekutuar, etj, etj.

Të këshilluara

GJKKO rrëzon kërkesën e avokates së Veliaj

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e avokates së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj për kohë për tu njohur me aktet dosjes në ngarkim të tij. Në se...

12:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI