Orteku Mori jetën e tre skiatorëve çekë në Austrinë qendrore, tha policia, duke e rritur në tetë numrin e njerëzve që vdiqën dje të shtunën për shkak të rrëshqitjeve të dheut në Alpet austriake.
Në total, 17 skiatorë janë vrarë në Alpet--në Austri, Francë dhe Zvicër, që nga fundjava e kaluar, pas reshjeve të dendura të dëborës. Një ortek përfshiu tre nga shtatë anëtarët e një grupi skiatorësh çekë në rajonin Murtal të Styria, duke i varrosur plotësisht, shpjegoi policia në një deklaratë.
Mediat e huaja shkruajnë se një skiatore doli nga pista me burrin e saj dhe u varros nga vëllime dëbore kur një ortek tjetër goditi të njëjtën zonë. Shërbimet e shpëtimit, të alarmuar nga burri, nuk ishin në gjendje ta rikthenin atë në jetë.
"Pavarësisht paralajmërimeve të qarta dhe të përsëritura, ne patëm shumë ortekë sot, me pasoja fatale fatale", tha Gerhard Kremzer, kreu i shërbimeve të urgjencës në malin Pongau.
Të martën, një fëmijë 13-vjeçar, gjithashtu nga Republika Çeke, u vra për shkak të një orteku në Bad Gastein, gjithashtu në Alpet austriake, teksa ishte jashtë pistës me një fëmijë tjetër në resortin e skive Sportgastein.
Të dielën e kaluar, një skiator 58-vjeçar u vra si pasojë e një rrëshqitjeje dëbore në Weerberg, Tirol. Po atë fundjavë, gjashtë persona vdiqën kur u varrosën për shkak të ortekëve në vendpushimet e skive në Alpet Franceze. Dhe, në pjesën zvicerane të Alpeve, një skiator gjerman u vra nga një ortek dhe katër të tjerë u plagosën.