Flash

Berisha: Në këto 13 vite qeveria i shndërroi paratë e shqiptarëve në hotele e vila

Lapsi.al 17 January 2026
Berisha: Në këto 13 vite qeveria i shndërroi paratë e

Në një takim të mbajtur në Laprakë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se qeveria ka vjedhur shqiptarët gjatë këtyre 13 viteve në pushtet dhe paratë e tyre i kanë shndërruar në hotele dhe vila. Duke folur në ‘Foltoren’ e organizuar në degën 11 të PD, Berisha deklaroi se portale e televizione mashtrojnë nga mëngjesi gjer në darkë qytetarët shqiptarë, ku sipas tij, glorifikojnë të keqen dhe fshehin të vërtetat.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju, demokratët dhe demokratët e Laprakës, për të gjithë banorët e kësaj zone, për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe mbarë shqiptarët.

Të dashur miq, ne hyjmë këtë janar në vitin e 13 të opozitës, në vitin e 13 të përballjes me një regjim në radhë të parë antishqiptar. Me një regjim që si asnjë regjim tjetër në tërë historinë kombëtare, pakësoi në 10 vite shqiptarët më shumë se çdo epidemi, nga mortaja e zezë në vitet 1300, më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo pushtim.

Dhe për të gjithë ne, njerëz patriotë, njerëz atdhetarë, kjo është goditja më e rëndë, më e tmerrshme që ka marrë Shqipëria dhe kombi shqiptar. Në 10 vite, përzuri nga Shqipëria me politikat që ndoqi, 1 milion e 99.000 shqiptarë vetëm në zonën e Shengenit.

Pa llogaritur qindra mijëra të tjerë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, vendet e Amerikës Latine, vendet e Lindjes së Mesme dhe kudo tjetër. Së dyti, ne u përballëm këto 13 vite, me një regjim i cili plaçkiti më shumë se çdo regjim tjetër në histori, shqiptarët.

Në rast se diktatori mizor, paranojak, Enver Hoxha paratë dhe djersën e shqiptarëve e shndërroi në bunker dhe tunele, këta qeveritarë djersën, mundin, paratë tuaja e shndërruan në parajsë, e shndërruan në konto miliona, qindra milionëshe.

E shndërruan në vila, në hotele, e shndërruan në pasuri të pamasë. Nuk ka regjim më mizor se ai që kaluam në diktaturë, por ju them ju këtu me bindjen më të thellë, me sinqeritetin më të madh, se e gjithë Byroja Politike e Enver Hoxhës në 45 vite nuk ka vjedhur, s'të marrësh bashku, sa ç'kanë vjedhur tre drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ndër të tjera, ndërtojnë hotelin 20 katësh në plazh që shkon të paktën 70 milionë euro.

Ua dhashë këtë shembull për të realizuar se çfarë regjimi ishte ky regjim. U përballët 13 vite me një regjim që në mënyrë të vendosur shkatërroi një nga një vlerat e sapo krijuara në këtë sistem demokratik.

Vlerat e një shoqërie të lirë, të cilat duhet të konsolidoheshin. Në qoftë se në diktaturë ne kishim një Zëri i Popullit që mashtronte shqiptarët, sot janë dhjetëra të tilla. Fletushka, portale, televizione që ju mashtrojnë nga mëngjesi gjer në darkë qytetarët shqiptarë. Glorifikojnë të keqen, fshehin të vërtetat", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI