Flash

SPAK dhe BKH godasin call center-in: 8 të arrestuar, 3 në kërkim

Lapsi.al 17 January 2026
SPAK dhe BKH godasin call center-in: 8 të arrestuar, 3 në kërkim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), përfundoi operacionin në dy pallate në Tiranë, ku zhvillohej aktivitet i dyshuar i call center‑ave. Mësohet se janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim nga SPAK, 3 vëllezërit, Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj. Një prej tyre, Alfred Prekaj, rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro” me objekt call Center, Telemarketing.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan kompjuterë dhe portofole kriptomonedhash. Ato dyshohet se lidhen me mashtrimin e qytetarëve të Bashkimit Europian. Mësohet se ky grup përdorte një skemë të mirë menduar për të humbur gjurmët, duke ndërruar herë pas herë ambientet me qira ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm. Skema bazohet në telefonata që përmes një investimi fillestar 250 euro, premtonte fitime të lehta dhe platforma digjitale që simulojnë investime në situata të cilat në fakt nuk ekzistojnë.

Hetimet kanë pasur si indicie edhe një investigim të bërë nga emisioni italian “Le Lene”. Ekipi kishte infiltruar një person, i punësuar si operator në një call center që ndodhej në katin e 13 të kullës ‘4Ever Green Tower’, pranë Gjykatës së Lartë në qendër të Tiranës. Por kur zbarkoi BKH dhe policia, aktiviteti i paligjshëm ishte zhdukur.

Sipas investigimit italian, i përfshirë në këtë rrjet është edhe një polici italian. Ai rekrutonte të rinj në Itali. Më pas ata dërgoheshin për të punuar si operatorë në call centerat mashtruese në Tiranë, dhe disa shtete të tjera.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI