Flash

Lapaj fton qytetarët: Protestoni për padrejtësitë

Lapsi.al 16 January 2026
Lapaj fton qytetarët: Protestoni për padrejtësitë

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë nesër në orën 18:00 në protestën para kryeministrisë.

Në një deklaratë për mediat, Lapaj tha se duhet të protestojnë të gjitha ata i janë larguar fëmijet, ata që përballen me padrejtësitë e tatimeve. Ai gjithashtu akuzoi kryeministrin Rama, si regjisorin që ka vendosur narko trafikun në qendër të kësaj republike dhe që ka probleme të shumta me SHBA-te.

“Në këtë vend ka shumë për të reaguar.  Ata që janë përmbytur në muajt e fundit duhet të pyesin veten a duhet të çohen të protestojnë kundër kësaj qeverie ndaj unë i ftoj nesër në orën 6 pasdite të protestojnë. Ata që u largohen fëmijët duhet ta pyesin veten a duhet të protestojnë përballë atyre që u largojnë fëmijët përballë kapjes së shtetit. Ata që u prishën pronat përtej çdo logjike dhe përtej ligjit dhe sa herë ndodh gjenden të pafuqishëm duhet të pyesin vetëm a duhet të protestojnë dhe të bashkohen. Ata që shkojnë në spital dhe nuk gjejnë ilaçe duhet të pyesin vetën a mjafton të ankohen apo duhet të cohën të protestojnë. Ata të cilët përballen me tatimet dhe padrejtësinë e gjobaxhinjve që mbajnë uniformen e shtetit duhet të pyesin veten a duhet të bashkohen dhe protestojnë. Të gjitha ata që përballen me pamundësinë duhet të pyesin veten a ja vlen të ikin pa luftuar për ta lëshuar këtë vend.

Ndaj të gjithë i ftoj të bashkohen në protestë secili për problemin që mendon se në këtë vend nuk funksionin dhe duhet ndryshuar përballë njeriut që është regjisori i një sistemi që ka vendosur narko trafikun në qendër të kësaj republike, duke e kthyer në një republike problematike për ne, por edhe për ata që ai kaq shumë problem i ka, SHBA-të”, tha Lapaj.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 16 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihe...

08:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI