Flash

U kapën me 160 kilogramë køkainë në Bergamo, arrestohen dy shqiptarë

Lapsi.al 16 January 2026
U kapën me 160 kilogramë køkainë në Bergamo,

Mbi 160 kilogramë kokainë janë sekuestruar në provincën e Bergamos gjatë një operacioni të Guardia di Finanza, ndërsa dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar dhe dërguar në burg, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua në kuadër të një kontrolli të koordinuar nga repartet e Guardia di Finanza që veprojnë në Distriktin e Gjykatës së Apelit të Brescias. Sasia e drogës u zbulua pas ndalimit të një automjeti të rëndë në një zonë industriale të Bergamos.

Sipas autoriteteve, pas shërbimeve të vëzhgimit dhe kontrollit në zonat industriale dhe tregtare të provincave Brescia dhe Bergamo, të konsideruara me interes të lartë hetimor, efektivët konstatuan lëvizje të dyshimta të automjetit të rëndë.

Drejtuesi i mjetit hyri në rimorkio dhe priti mbërritjen e një automjeti të dytë, të cilit iu dorëzuan shtatë çanta të mëdha. Menjëherë pas kësaj, forcat e Guardia di Finanza ndërhynë duke bllokuar mjetet dhe personat e përfshirë. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 150 pako me kokainë, me një peshë totale mbi 160 kilogramë. Sipas vlerësimeve, lënda narkotike do të sillte fitime rreth 20 milionë euro në tregun e paligjshëm.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 16 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihe...

08:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI