Flash

Vjedhje dhe dr*gë në Durrës e Kavajë, policia aksion në terren

Lapsi.al 17 January 2026
Vjedhje dhe dr*gë në Durrës e Kavajë, policia aksion në

Gjatë ditëve të fundit, autoritetet në Durrës dhe zonat përreth kanë ndërmarrë një seri veprimesh ligjore ndaj individëve të dyshuar për vjedhje, shkelje të masave sigurie, trafik droge dhe shpërndarje të materialeve intime të paautorizuara. Shumë prej tyre janë arrestuar në flagrancë, ndërsa për disa raste procedurat janë referuar në prokurori për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte i shpallur në kërkim më datë 11.01.2026, për veprën penale “Vjedhja”. Ndaj tij ka kallëzuar shtetasi B. D, se i ka vjedhur disa pajisje elektrike në magazinën e tij.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas dyshohet si autor edhe i një vjedhjeje tjetër më datë 16.01.2026, në lagjen nr. 13, pasi ka kallëzuar shtetasi A. B, se ky shtetas i kishte marrë një shumë parash dhe ishte larguar me vrap.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve ndaluan shtetasin O. B., 31 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka dërguar për ekzekutim vendimin penal të datës 23.05.2025, ku i ka mbetur pa vuajtur dënimi prej një viti e dy muajsh për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Durrës. Më datë 16.01.2026 është konstatuar nga shërbimet e DVP Elbasan, në fshatin Karinë, Peqin, se duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, kishte pësuar aksident rrugor.

Nga hetimet e kryera rezulton se 38-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Durrësit më datë 19.01.2024, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.Ll., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël e dyshuar lënde narkotike, kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka shpërndarë foto intime të një 14-vjeçareje në rrjete sociale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. B., 37 vjeç, dhe E. K., 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi janë konstatuar duke depozituar dy kamionë me rërë në afërsi të detit, në Qerret, pa lejen e organeve kompetente.

Më datë 16.01.2026, në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi N. H., 68 vjeç, banues në Durrës, i cili ka bërë kallëzim për largimin nga banesa të djalit të tij, shtetasit E. H., 38 vjeç. Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI