Flash

Dyshohet për νrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja e huaj në Tiranë

Lapsi.al 20 December 2025
Dyshohet për νrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja e

Një shtetase e huaj 20 vjeçare, është ndaluar nga policia, pasi dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”. Mësohet se shtetasja nga indonezia ka lindur fëmijën e saj 2 muaj më parë dhe e ka braktisi, duke e lënë në ballkon. Shoqet me të cilat ndante qiranë kanë njoftuar pronarin e shtëpisë dhe më pas policinë. Foshnja u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë më pas.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Ndërhyrja e policisë u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, duke theksuar se çështja është në fazë hetimore.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI