Flash

Tentuan të fusnin në Shqipëri pajisje për lojëra fati, në pranga dy persona

Lapsi.al 20 December 2025
Tentuan të fusnin në Shqipëri pajisje për lojëra fati,

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi tentuan të kontrabandonin në vendin tonë kasa metalike, qarqe elektrike, çelësa dhe butona, të cilat shërbejnë për kompletimin e pajisjeve të lojërave të fatit.

"Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Degës Doganore Bllatë, në hyrje të R.SH.-së, në Pikën e Kalimit kufitar Bllatë, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin A.D., 40 vjeç, banues në Shkodër, dhe pasagjer shtetasin A.H., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën pajisje të ndryshme (kasa metalike, qarqe elektrike, çelësa, butona), të cilat shërbejnë për kompletimin e pajisjeve të lojërave të fatit, pa u shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve të lartpërmendur, A.D. dhe A.H., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI