Flash

I dënuar për dhunë e ngacmim seκsual të dy vajzave të tij, arrestohet 40-vjeçari

Lapsi.al 20 December 2025
I dënuar për dhunë e ngacmim seκsual të dy vajzave

Një 40-vjeçar i dënuar me burg për dhunë në familje dhe ngacmim seksual të dy vajzave të tij të mitura është arrestuar nga policia e Kukësit. Ndaj të arrestuarit me iniciale Q. D., banues në fshatin Mamëz, Gjykata e Kukësit ka caktuar dënimin me 5 vite e 8 muaj burgim.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan si provë materiale 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krehëra automatiku.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim:

Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite e 8 muaj burgim, ku i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“.

Në prill të vitit 2024, ky shtetas u arrestua pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje, si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan: 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI