Flash

CNN, BBC jehonë kaosit në Kuvend: Opozita proteston kundër sundimit të socialistëve

Lapsi.al 20 December 2025
CNN, BBC jehonë kaosit në Kuvend: Opozita proteston kundër

Kaosi i shkaktuar ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë vijon të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Mediat CNN, BBC dhe Al Jazeera kanë raportuar për përplasjet politike dhe akuzat e forta të opozitës ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrti Edi Rama.

Media amerikane e njohur CNN, ka publikuar pamje nga seanca e së enjtes, ku deputetët e opozitës protestuan dhe shkaktuan kaos në Kuvend, duke ndezur flakadanë e duke u përplasur ashpër me socialistët.

“Një protestë shpërtheu brenda parlamentit të Shqipërisë, ndërsa ligjvënësit e opozitës u përleshën për akuzat për korrupsion kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila i ka quajtur akuzat “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, shkruan CNN.

Kaosit në seancën plenare i ka bërë jehonë edhe media britanike BBC, e cila ka ndarë pamje nga përplasjet e ashpra në Kuvend. BBC shkruan se ligjvënësit e opozitës po protestonin kundër sundimit të socialistëve në pushtet.

"Politikanët e opozitës në Shqipëri ndezën flakë tymi dhe një zjarr në parlament në një përpjekje për të ndaluar votimin e dhomës për buxhetin e vitit 2024. Ligjvënësit e opozitës po protestonin kundër asaj që e quanin sundim gjithnjë e më autoritarnga partia socialiste në pushtet," shkruan BBC.

Ndërsa Al Jazeera shkruan se në parlamentin e Shqipërisë pati skena kaotike, ku votimi për avokatin e popullit, u shndërrua në një protestë nga politikanët e opozitës.

"Shpërthim dhe përleshje në debatin parlamentar të Shqipërisë. Në parlamentin e Shqipërisë pati skena kaotike, ku votimi për avokatin e popullit të ardhshëm të të drejtave të njeriut në vend u shndërrua në një protestë nga politikanët e opozitës për mashtrim të dyshuar zgjedhor dhe korrupsion," shkruan Al Jazeera.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI