Flash

Arrestohet në Serbi 23-vjeçarja shqiptare, e shpallur në kërkim nga Interpoli

Lapsi.al 20 December 2025
Arrestohet në Serbi 23-vjeçarja shqiptare, e shpallur në

Një 23-vjeçare e shpallur në kerkim nga Interpoli që nga viti 2021, është arrestuar në Serbi. Rinesa Raci akuzohej si bashkautorja e një vjedhje me dhunë në Tropojë.  2 vite më parë, Raci u dënua nga Gjykata e Kukësit me 3 vjet e 4 muaj burgim për vepren penale, 'Vjedhje me dhunë' në fshatin Dojan të Tropojës. Në kuadër të këtij operacioni të koduar policor, autoritetet serbe në bashkëpunim me ato shqiptare po punojnë për ekstardimin e 23-vjeçares në Shqipëri.

Policia e Shtetit

"Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Arrestohet në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021, në Tropojë. Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, R. R, 23 vjeçe.

Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh. Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI