Flash

Gazment Bardhi: SPAK solli 80 prova për akuzat ndaj Belinda Ballukut

Lapsi.al 20 December 2025
Gazment Bardhi: SPAK solli 80 prova për akuzat ndaj Belinda Ballukut

Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike pas mbledhjes së djeshme, ku prokurorë të SPAK, përfshirë kreun e saj, Klodian Braho, paraqitën provat mbi të cilat akuzojnë për shkelje të barazisë në tenderë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

"Së bashku me kolegët e tjerë të Këshillit të Mandateve dënojmë përmes këtij komunikimi publik, me forcë, aktin e paprecedentë që kryetari i Kuvendit, me urdhër politik të Ramës, bëri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gjatë shqyrtimit të kërkesës për t’i dhënë SPAK-ut autorizimin për t’iu drejtuar gjykatës për arrestimin e Ballukut.

Kërkojmë me forcë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të pranuar kërkesën e Prokurorisë. Bashkëndajmë shqetësimin që prokurorët e SPAK kanë se çdo ditë në liri e në detyrë e Ballukut rrezikon prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve.

Kërkesa e Prokurorisë thekson se ajo është e argumentuar ligjërisht dhe e mbështetur në 80 prova të ndara në disa volume, me mijëra faqe",- tha Gazment Bardhi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI