Flash

Aksidentohet makina e policisë në Fier, plagosen 2 efektivë

Lapsi.al 9 November 2025
Aksidentohet makina e policisë në Fier, plagosen 2 efektivë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos ku janë përplasur dy automjete duke shkaktuar tre të lënduar. Konkretisht rreth orës 15:10, një automjet i policisë është përplasur me një automjet tip “Benz” teksa udhetonin në kahje të kundërta.

Si pasojë e përplasjes dy efektivë të komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër. 

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit por paraprakisht nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë. Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe pritet të zbardhet rrethanat e ngjarjes.

"Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit" - njofton policia. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI