Flash

Përgjimet/ Një deputet i PD qante hallet e tokave tek Belinda Balluku

Lapsi.al 5 November 2025
Përgjimet/ Një deputet i PD qante hallet e tokave tek Belinda Balluku

Një pjesë të mirë të dosjes së prokurorisë për tunelin e Llogarasë e zënë përgjimet mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit, të cilat SPAK i ka përftuar nga celulari tip "Blackberry" që ish-drejtori i rrugëve e mbante në shtëpi. Bisedat janë të vitit 2022 dhe në disa prej mesazheve zbulohet se në zyrat e qeverisë qanin hallet edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Një prej tyre është edhe ish-deputeti i Vlorës Arbi Agalliu, që siç duket kërkonte të dinte diçka më shumë për tokat që kishte në Vlorë. Zv.kryeministrja lë porosi që deputeti të dëgjohet pasi është djalë qytetar, ndërsa Berberi e siguron se do të bindet duke thënë se e ka patriot.

Pjesë nga dosja më poshtë:

Nga akti i ekspertimit nr.195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model BBF10-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime midis shtetasit Evis Berberi dhe shtetasve Belinda Balluku dhe Arbi Agalliu, si më poshtë:

• Më datë 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:

“Do të të marr për një takim Arber Agalliu, dep i PD që ka një dy pyetje për dy toka që ka në Vlorë, një tek bypass dhe një në hyrje të autostradës. Qëndrimi shumë i dashur, shumë i mirë se është djalë qytetar.”

Në orën 18:51, Evis Berberi i përgjigjet:

“Patjetër. E kemi patriot.”

Në orën 18:52, Belinda Balluku:

“Por ne nuk kemi ça bëjmë, te marrim lejen e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi.”

Në orën 18:52, Evis Berberi:

“Ok. Ne japim mendim pasi ka marrë leje.”

• Më datë 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:

“Evisi si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj se je mirë. Belinda më dha nr. tënd. Kur të kesh mundësi doja të flisnim pak. Faleminderit.”

Përgjimet e Ballukut: Prit ti çoj fjalë atij kur*ës që kërcënon

Në orën 19:20, Evis Berberi:

“Mirë, faleminderit. Kur të jemi në mbledhje më njofto.”

Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.

• Më datë 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:

“Mirëmëngjes! Unë për pak jam aty. Jam në trafik poshtë digës.”

Në orën 08:35, Evis Berberi:

“Pa prob.”

• Më datë 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin:

“Sa përcolla Agalliun.”

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI