Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

A duhet të ikë Berisha dhe a aspiron kreun e PD/ Bardhi: Një përgjigje për Zegjinenë

Lapsi.al 23 June 2025
A duhet të ikë Berisha dhe a aspiron kreun e PD/ Bardhi: Një

Gazment Bardhi u shpreh kundër nenit “Basha” në Partinë Demokratike, që kryetari që humb në zgjedhjet, duhet të largohet. Në studion e misionit “Log.” në News24, Bardhi tha se largimi nga udhëheqja e partisë është akt vullneti. Sipas Bardhit, nuk mund të ketë 1500 delegatë që kanë votuar statutin që të mbivendosim vullnetin e 40 mijë anëtarëve të PD.

“Në çdo studio diskutohet a duhet të iki Berisha apo jo? Si mund të diskutohet kjo, kur në vitin 2025 u diskutua që u mbajtën zgjedhje, por në të vërtetë nuk kishte zgjedhje. Së pari duhet të flasim për interes të madh publik, pastaj për një grupim të caktuar, siç është PD në këtë rast. Patjetër që PD do të bëjë analizën e vet, por së pari kemi farsën zgjedhore për të dokumentuar.

Nuk kam qenë kurrë për zgjidhje mekanike, të tipit që gjëja përmirësohet po iku Gazment Bardhi, duke bërë përgjegjës vetëm një individ. Nuk do ta votoja nenin “Basha” sepse është antidemokratik, ku i thua kryetarit “ik nëse ke humbur zgjedhjet”.

Së pari, dorëheqja është akt vullneti, pastaj përgjegjësia është vullnet i shumicës së anëtarëve. Nuk mund të ketë 1500 delegatë që kanë votuar statutin që të mbivendosim vullnetin e 40 mijë anëtarëve të PD. Nuk mund t’i thuhet kryetari “ik”, kur ai dëshiron të votëbesohet, sepse më duan shumica e anëtarëve. Çdo individ ka të drejtën për t’u zgjedhur” – tha Bardhi.

Ai u shpreh se për momentin nuk ka ambicie për të qenë kryetar i PD, por nuk përjashtoi mundësinë se në një kohë më afatgjatë kjo ambicie mund të realizohet.

“Vazhdoj të mos kem asnjë ambicie për kryetar të PD, për momentin. Sepse mund ta kem pas 10 vitesh, nuk e përjashtoj. Një gjë nuk ka në Partinë Demokratike, siç e ka PS, nuk ka tabu për të thënë atë që mendon. Unë kam thënë gjithmonë atë që besoj dhe mendoj”, - tha Bardhi.

I pyetur për përballjen me deputeten e re të PS në parlament Zegjine Çaushi, Bardhi tha se nuk i druhet pranisë së saj në parlament.

“Videot e Zegjinesë i kam parë pas fushatës. Belinda Balluku është Zegjineja, me trup me qëndrim. Kjo ka mbaruar shkollën e lartë, zv.kryeministrja s’ka mbaruar as të mesmen. Videot ajo i nisi ndaj meje pas denoncimit që i bëra unë për punën e saj në bashki, ku shpërndau grantet e bujqësisë duke favorizuar të ëmën, që ndërtoi shtëpinë e saj, në vend të ndërtonte bujtinë” – tha Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI