Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Bardhi: Për humbjen e PD në Fier ndikoi edhe përçarja e brendshme

Lapsi.al 23 June 2025
Bardhi: Për humbjen e PD në Fier ndikoi edhe përçarja e

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi shpjegoi në emisionin “Log.” në News24 arsyet pse u shkoi në qarkun e Fierit si drejtues politik. Bardhi pranoi se lufta 4-vjeçare brenda PD-së kishte lënë pasojë në Fier për shkak të shkëputjes nga kjo forcë të disa individëve që sipas tij vlerësohen si faktorë elektoralë

“Qarku i Fierit ka qenë qarku më kompleks, qoftë për zhvillimet e jashtme por dhe të brendshme. Edhe lufta 4-vjecare kishte lënë pasojë në Fier për shkak të shkëputjes nga PD të disa individëve që vlerësohen si faktorë elektoralë. Unë kam qenë i ndërgjegjshëm për ku po shkoja dhe çfarë vështirësish kishte Fieri. Nuk ka qenë kërkesa ime për të shkuar drejtues politik i PD në qarkun e Fierit.

Për shkak të mënyrës si rrodhën ngjarjet në PD, sigurisht mund të kisha zgjedhur rehatinë time, duke thënë “dua të rri në Tiranë, apo të isha kandidat në qytetin tim të lindjes në Kavajë. Por nuk i jam shmangur kurrë asnjë përgjegjësie që më është ngarkuar nga partia. Dhe qarku i Fierit ishte qartësisht një përgjegjësi që mu ngarkua, kam qenë i përgjegjshëm për kë kisha përballë dhe u përpoqa të bëj maksimumin, një kandidat për deputet isha si ju njeri normal. Nuk kisha para korrupsioni për ti hedhur në fushatë, nuk kam të fortë pas meje që të bëja fushatë. Po ti shihni fotot e mia janë me të rinj, me ata e bëra fushatën” – tha Bardhi.

Ai bëri akuza të forta se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të ndershme dhe të barabarta. Sipas tij, Partia Demokratike ishte përballë jo vetëm pushtetit politik, por edhe strukturave të tjera që, sipas tij, janë në funksion të Partisë Socialiste.

Bardhi theksoi se kandidatët e PD-së janë intimiduar nga politika dhe grupe kriminale, duke përmendur konkretisht rastin në qarkun e Fierit, por sipas tij kjo është reflektuar në të gjithë vendin. Ai akuzoi segmente të Prokurorisë për bashkëpunim edhe me bandat.

“PD kishte përballë shtetin dhe anët e tjera të errëta të tij. Gara nuk ishte e ndershme. Nuk përballohet të qenit bashkë krimi, policia dhe segmente të caktuara të Prokurorisë. Nuk bëhet garë në këto kushte.

Nëse kisha përballë një bandë, duhet t’i drejtohem institucionit dhe institucioni nuk përgjigjet, sepse është palë përballë meje. Vetëm imagjinoni çfarë gare ka qenë më 11 maj. Kemi telefonuar policinë dhe ata nuk janë përgjigjur. Policia ishte në shërbim të PS. Kandidatët tanë janë intimiduar nga policia, por edhe krimi. Po flas për qarkun Fier, por besoj se ka ndodhur edhe në rang kombëtar” - tha Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI