Flash

“Fordow u zhduk”/ Si është mbushur interneti me video false nga sulmi i SHBA në Iran

Lapsi.al 22 June 2025
“Fordow u zhduk”/ Si është mbushur interneti me video

Shumë dezinformata po qarkullojnë në internet pas sulmeve amerikane ndaj tre lokacioneve bërthamore në Iran. Disa video të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale pretendojnë në mënyrë të rreme se tregojnë sulmet. Ato janë parë miliona herë në “X”, por asnjëra prej tyre nuk është filmuar në Iran.

Njëra nga këto video tregon një sulm ukrainas në një depo municionesh ruse në shtator 2024, një tjetër tregon një sulm rus në Kiev më herët këtë javë, dhe një e tretë vjen nga një sulm ajror izraelit në një bazë raketash në Siri në dhjetor 2024.

[video width="226" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/06/685857f45c8d0.mp4"][/video]

Disa nga këto video false janë amplifikuar duke u shpërndarë edhe nga figura të profilit të lartë, përfshirë Michael Flynn, ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare të Donald Trump, komentatorin konservator Clay Travis apo edhe prezantuesin e Fox News, Sean Hannity, i cili shkroi në Instagram: "Fordow është zhdukur". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Europa, në një projekt të dështuar lufte

Një vit më parë, do ta kisha filluar këtë fjalim me një vajtim për shndërrimin deri më tani të paimagjinueshëm të Bashkimit Evropian nga një “Projekt Paqeje” në...

19:17

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI