Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Operacioni “Çekani i mesnatës”/ Si avionët e SHBA mashtruan ushtrinë e Iranit

Lapsi.al 22 June 2025
Operacioni “Çekani i mesnatës”/ Si avionët e SHBA

Operacioni "Çekani i Mesnatës" filloi herët të dielën. Një skuadrilje bombarduesish B-2 u nis nga baza e tyre në Misuri për në ishullin Guam të Paqësorit. Ekspertët dhe redaksitë në të gjithë botën e panë ngjarjen si një veprim përgatitor për një vendosje të avancuar të bombarduesve amerikanë në pritje të një vendimi të ardhshëm nga Uashingtoni për të sulmuar Iranin.

Lëvizja ishte thjesht një shpërqendrim që rezultoi shumë i suksesshëm. Një skuadrilje tjetër prej 7 bombarduesish B-2 ishte nisur tashmë në fluturim drejt lindjes për 18 orë pa u zbuluar, duke mbajtur komunikimet në minimum dhe duke u furnizuar me karburant në ajër. Detajet i dha më pas ushtria amerikane.

Kur bombarduesit iu afruan hapësirës ajrore iraniane, një nëndetëse amerikane lëshoi më shumë se 20 raketa lundrimi Tomahawk det-tokë. Avionët luftarakë amerikanë fluturuan përpara bombarduesve për të skanuar nëse kishte luftëtarë dhe raketa iraniane.

Sulmi ndaj tre objekteve kryesore bërthamore të Iranit ishte sulmi më i madh operativ i kryer ndonjëherë nga bombarduesit e fshehtë B-2 dhe misioni i dytë më i gjatë i tyre që nga sulmet e 11 shtatorit 2001. B2-shët hodhën 14 raketa depërtuese masive të municioneve GBU-57 mbi objektet bërthamore iraniane. Sipas Pentagonit, në operacion morën pjesë gjithsej 125 avionë luftarakë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Europa, në një projekt të dështuar lufte

Një vit më parë, do ta kisha filluar këtë fjalim me një vajtim për shndërrimin deri më tani të paimagjinueshëm të Bashkimit Evropian nga një “Projekt Paqeje” në...

19:17

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI