Flash

Rinumërohen 200 kuti në Tiranë, shikoni si kanë ndryshuar votat e 11 majit

Lapsi.al 19 June 2025
Rinumërohen 200 kuti në Tiranë, shikoni si kanë ndryshuar

Ka shkuar në 200 numri i kutive të hapura dhe të rinumëruara të qarkut të Tiranës nga 1282 që janë gjithsej. Rinumërimi ka nxjerrë disa parregullsi.

Kështu PS rezulton të ketë marrë padrejtësisht në 11 maj 96 vota më shumë nga sa i takonin. Edhe PD-së i janë hequr nga rinuëmrimi 66 vota që i ka marrë më shumë në numërimin e parë pas zgjedhjeve. “Lëvizja Bashkë” ka marrë 11 vota më shumë, koalicioni “Shqipëria Bëhet” 10 vota dhe PSD ka 4 vota më shumë nga sa i takojnë.

Nga ata që “u është ngrënë haku” deri tani zbulohet se “Koalicionit Euroatlantik” të Lulzim Bashës i janë hequr 8 vota dhe koalicionit “Djathtas për zhvillim” të Dash Shehit dhe Enkelejd Alibeajt me 3 vota.

Sa i takon garës mes kandidatëve brenda partive duket se tek të dy kampet ka lëvizje të votash që deri tani nuk i lëkundin mandatet. Ilir Alimehmeti që kërkoi t’i hapen kutitë rezulton se i janë dhënë padrejtësisht 19 vota më shumë ndërsa “rivales” së tij Jorida Tabaku po ashtu i janë dhënë 2 vota më tepër.

Lëvizje ka edhe në kampin e socialistëve. Diferenca mes Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylametit mbetet pak a shumë e njëjtë. Nga rinumërimi shihet se Xhaçka ka marrë në 11 maj ka marrë 12 vota më shumë ndërsa Gjylametit i janë hequr padrejtësisht 4 vota. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Peshkopi, një person gjendet i pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi, ku një person është gjetur i pajetë. Sipas uniformave blu, është gjetur pa shenja jete shtetasi me iniciale E.N.,...

15:59

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI