Flash

Kush është “Gorilla”, gjenerali i pushtetshëm i SHBA që kërkon luftë me Iranin

Lapsi.al 19 June 2025
Kush është “Gorilla”, gjenerali i pushtetshëm i SHBA

Një person që po luan një rol vendimtar në prapaskenën e luftës midis Izraelit dhe Iranit është Gjenerali Erik Kurilla. I njohur me nofkën “Gorilla” ai është kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së në komandën e operacioneve në Lindjen e Mesme.

Ai konsiderohet si një "skifter" që po shtyn për një përgjigje të fortë ushtarake kundër Republikës Islamike dhe dëgjohet shumë nga kreu i Pentagonit Pete Hegseth. Ky i fundit thuhet se po i garanton atij praktikisht çdo kërkesë për transportues avionësh dhe luftëtarë shtesë që do të dërgohen në Lindjen e Mesme, veçanërisht në një kohë të përfshirjes së mundshme në luftë të bazave amerikane në rajon.

Who is US Central Command chief Gen. Erik Kurilla, key player in Iran,  Israel clashes

Sipas “Politico”, Kurilla po “luan një rol të madh në përshkallëzimin e përplasjes midis Teheranit dhe Izraelit”, duke dërguar më shumë armë në rajon pavarësisht shqetësimeve nga zyrtarë të tjerë të lartë të Pentagonit, siç janë Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine dhe Drejtori i Politikave të Pentagonit, Elbridge Colby.

Sipas të njëjtave burime ai po “tërheq shumë forca në Lindjen e Mesme në kurriz të rajoneve të tjera”. Një zëdhënës i Caine mohoi megjithatë që të kishte mosmarrëveshje për këtë çështje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Peshkopi, një person gjendet i pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi, ku një person është gjetur i pajetë. Sipas uniformave blu, është gjetur pa shenja jete shtetasi me iniciale E.N.,...

15:59

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI