Flash

Chris Brown arrestohet për sulm ndaj producentit muzikor

Lapsi.al 15 May 2025
Chris Brown arrestohet për sulm ndaj producentit muzikor

Chris Brown, u arrestua të enjten në mëngjes në Manchester, Angli, për dyshimin se kishte goditur producentin muzikor Abe Diaw me një shishe tekile në një klub nate në Londër në vitin 2023.

Policia Metropolitane konfirmoi për gazetën The Sun se Brown, 36 vjeç, u ndalua në hotelin luksoz me pesë yje Lowry Hotel, nën dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.

“Është marrë në paraburgim dhe ndodhet ende aty,” tha zëdhënësi i policisë. “Arrestimi lidhet me një incident të ndodhur në një lokal në Hanover Square më 19 shkurt 2023. Hetimi po drejtohet nga detektivë të Njësisë Komanduese të Zonës Qendrore Perëndimore.”

Në tetor 2023, Diaw paditi Brown-in, duke pretenduar se këngëtari e kishte sulmuar fizikisht tetë muaj më parë në klubin Tape London, ku sipas tij, Brown e kishte goditur në kokë me një shishe Don Julio 1942 dhe më pas e kishte shkelmuar dhe goditur në qafë, duke e lënë pa ndjenja për rreth 30 sekonda.

Diaw tha gjithashtu se ishte dërguar në spital me prerje në kokë dhe dëmtime në këmbë.

Në padi, producenti pretendoi gjithashtu se Brown kishte përhapur thashetheme të pavërteta për ta dëmtuar profesionalisht, përfshirë akuzat se ai ishte hajdut.

Chris Brown ka një histori të gjatë me probleme ligjore. Në vitin 2009, ai u shpall fajtor për sulm ndaj të dashurës së atëhershme, Rihanna.

Në vitin 2017, ish-e dashura tjetër e tij, Karrueche Tran, mori një urdhër ndalimi pesëvjeçar ndaj tij pas kërcënimeve dhe sjelljes agresive.

Të këshilluara

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

  Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role aksioni. Në një intervistë për Esquire, a...

20:22

Cardi B shfaqet në publik me partnerin e ri

Pas thashethemeve për romancë që filluan në shkurt, Cardi B bëri paraqitjen e saj të parë publike me Stefon Diggs në ndeshjen e NBA playoff të hënën. Ata u s...

15:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI