Flash

Dhunoi çiftin e bashkëshortëve dhe njëri prej tyre ndërroi jetë, shkon në gjyq autori

Lapsi.al 22 March 2025
Dhunoi çiftin e bashkëshortëve dhe njëri prej tyre

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet, duke dërguar për gjykim autorin e dyshuar të dhunimit të çiftit të moshuarve, me pasojë vdekjen e njërit prej tyre.

Ilir Nukaj akuzohet për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje’”, me pasojë vdekjen.

“Ushtroi dhunë ndaj të moshuarve duke i shkaktuar vdekjen njërit prej tyre, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasin I. N. për ‘Plagosje të rëndë me dashje’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin I.N. për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ me pasojë vdekjen, në dëm të viktimës N.R. dhe për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ në dëm të viktimës A.R. parashikuar nga nenet 88/2 dhe 89 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi I.N., për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve N.R. dhe A.R. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka gjetur vdekjen njëri prej tyre, shtetasi N.R.

Çështja penale dërgohet për gjykim në ngarkim të shtetasit I.N., hetuar më masë sigurimi “Arrest në burg”“, njofton Prokuroria e Fierit.

Ilir Nukaj dhunoi barbarisht dy bashkëshortët e moshuar, pronarë të një dyqani, teksa një javë pas ngjarjes së 12 tetorit 2024, ka ndërruar jetë në spital Namik Rustemi.

Ky i fundit ishte viktime e dhunës së autorit Ilir Nukaj së bashku me bashkëshorten e tij pasi refuzuan t’i jepnin atij alkool.

80-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve, ai kishte marrë goditje grushtash e shkelmash në kokë dhe trup. Edhe bashkëshortja e tij mori lëndime, por pa rrezik për jetën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI