Flash

E rëndë në Gjermani/ Shqiptari nga Kosova vret gruan në Gjermani (FOTO)

Lapsi.al 21 March 2025
E rëndë në Gjermani/ Shqiptari nga Kosova vret gruan në

Një 54-vjeçar shqiptar me origjinë nga Rahoveci i Kosovës ka vrarë bashkëshorten e tij në qytetin Thannhausen të Gjermanisë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur paraditen e së mërkurës dhe policia fillimisht dyshoi se bëhej fjalë për diçka aksidentale.

Sipas mediave të Kosovës, viktima është 55-vjeçarja Leonora Cena Nurkasa ndërsa autori është identifikuar si bekim Nurkasa. Sipas mediave gjermane të cilat citojnë autoritetet policore, pas vrasjes së bashkëshortes, autori kishte telefonuar djalin e tyre dhe i kishte thënë se “ta vrava nënën”.

Më pas djali kishte njoftuar policinë, e cila menjëherë bashkë me ekipet e tjera emergjente kishte shkuar në vendngjarje. Autori është arrestuar pa bërë rezistencë. Mediat gjermane shkruajnë se gruaja është mbytur. Mbeten të paqarta rrethanat dhe motivet e ngjarjes. ©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI