Flash

Aksidenti me 4 viktima, sot seanca për masë sigurie të shoferit të betonieres

Lapsi.al 22 March 2025
Aksidenti me 4 viktima, sot seanca për masë sigurie të shoferit

Mbas kërkesës së prokurorisë që po heton aksidentin e katërfishtë të Fushë-Prezës, gjykata ka vendosur të mbajë këtë të shtunë seancë për Aleksandër Krrashin, që është shoferi i betonieres në të cilën u përplas tragjikisht mjeti ku udhëtonin katër të rinj.

Masa e sigurisë siç raporton Anila Hoxha do të zhvillohet në orën 11 në dhomën penale dhe prokuroria në kërkesën e saj ka kërkuar arrest në burg.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Edvan Vecani. Ndaj 24-vjeçarit, prokuroria ka ngritur veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Sipas materialit të referuar nga policia rrugore , shoferi nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimi, ndërkohë që para përplasjes fatale kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Nga aksidenti humbën jetën Enejdi Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç./TCH

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI