Flash

Celine Dion e ftuara speciale në ”Eurovision Song Contest 2025”?

Lapsi.al 7 March 2025
Celine Dion e ftuara speciale në ”Eurovision Song Contest

Organizatorët e Eurovision Song Contest (ESC) shpresojnë të mirëpresin këngëtaren dhe ish-fituesen Céline Dion si një mysafire speciale në finalen e Bazelit në maj. Një zëdhënës konfirmoi se diskutimet janë zhvilluar, por asgjë nuk është ende përfundimtare, veçanërisht duke pasur parasysh betejën e vazhdueshme të këngëtares me një gjendje të rëndë neurologjike, sindromën prej së cilës këngëtarja përballet prej vitesh.

Ylli 56-vjeçar kanadez ka vuajtur nga spazma të dhimbshme të muskujve prej vitesh dhe çdo performancë e mundshme do të ishte një vendim i minutës së fundit.

Pavarësisht sëmundjes, Dion e bëri publike rikthimin e saj në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit vitin e kaluar, duke shënuar performancën e saj të parë që nga viti 2019. Në nëntor, ajo u ngjit në skenë edhe në Arabinë Saudite.

Në vitin 1988, e huazuar nga Kanadaja, Dion fitoi garën për Zvicrën me vetëm një pikë me “Ne Partez Pas Sans Moi”, një fitore që ndihmoi në nisjen e karrierës së saj të klasit botëror. Konkursi më i madh muzikor në botë, me mbi 150 milionë shikues, do të zhvillohet nga 10 deri më 17 maj në St Jakobshalle në Bazel.

Veprimtaria do të drejtohet nga prezantuesja Michelle Hunziker, artistja e kabaresë Hazel Brugger dhe këngëtarja Sandra Studer.

Të këshilluara

Ribashkohen Jennifer Garner dhe Ben Affleck?

Jennifer Garner nuk është e interesuar të ringjallë marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Ben Affleck. Pavarësisht se Affleck është "i hapur" ndaj idesë, n...

20:00

Tyga në një romancë dashurie me aktoren

Reperi Tyga dhe Madelaine Petsch janë në bjë romancë dashurie. Burime pranë dyshws thanë për TMZ se lidhja është në fillimet e saj, por ata prej disa kohësh ...

19:12

G Bani reagon pas daljes nga BBVA

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4, G Bani ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe sqaroi sit...

15:44

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI