Flash

Newcastle, klubi me autobusin më luksoz në botë: brenda ka edhe kuzhinë

Lapsi.al 27 February 2025
Newcastle, klubi me autobusin më luksoz në botë: brenda ka edhe
Newcastle aktualisht ka të njëjtët pikë si Manchester City në Premier League. Skuadra e “Magpies” ndodhet në vendin e gjashtë me 44 pikë, menjëherë poshtë ekipit të Pep Guardiolës që mban vendin e pestë. Ky pozicion është në përputhje me ambiciet e pronarëve të rinj, të cilët që nga viti 2021, kur e blenë klubin, kanë nisur një projekt ambicioz. Newcastle u ble nga një konsorcium i udhëhequr nga Public Investment Fund (PIF), fondi sovran i Arabisë Saudite, i mbështetur nga PCP Capital Partners dhe RB Sports & Media, duke shënuar një epokë të re për klubin. Përveç arritjeve sportive në vitet e fundit dhe blerjeve të rëndësishme si Tonali, Trippier dhe shumë të tjerë, klubi ka investuar edhe në përmirësimin e stadiumit, infrastrukturës dhe mjeteve të transportit të ekipit. Kështu, në një video që u bë virale në rrjetet sociale, u shfaq autobusi i ri i Newcastle, me të cilin skuadra do të udhëtojë brenda Anglisë dhe në kompeticionet europiane. Një mjet ultra-modern dhe inovativ, i cili mund të konsiderohet si një “shtëpi mbi rrota”.

Një autobus luksoz me dizajn elegant dhe detaje unike

Me xhama të errësuar dhe një stil të veçantë e elegant, autobusi i ri i Newcastle bie menjëherë në sy. Pamjet e publikuara tregojnë një tavan panoramik që shtrihet përgjatë gjithë korridorit, ulëse të dizajnuara për rehati maksimale dhe aksesorë që e bëjnë diferencën. Synimi kryesor është t’u ofrojë lojtarëve një ambient sa më të rehatshëm, të qetë dhe të relaksuar gjatë udhëtimeve, duke e bërë më të përballueshëm rrugëtimin drejt ndeshjeve.

Kuzhinë dhe frigoriferë brenda autobusit

Një nga risitë më të mëdha të autobusit është prania e një kuzhine të vogël. Pamjet tregojnë një lavaman, disa mikrovalë për të ngrohur ushqimin në çdo moment, frigoriferë për ruajtjen e pijeve dhe madje edhe një makinë ekspresi për kafe, në mënyrë që lojtarët të mund të shijojnë një filxhan kafe të freskët gjatë udhëtimit. Për më tepër, disa televizorë të shpërndarë në të gjithë ambientin lejojnë lojtarët të shikojnë përmbajtje pa pasur nevojë për pajisje personale, një mënyrë tjetër për të nxitur frymën e grupit. Me këto përmirësime, Newcastle synon të ofrojë kushte optimale për lojtarët e tij, duke transformuar udhëtimet e gjata në një përvojë sa më të këndshme dhe komode.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI