Flash

Ndahet nga jeta aktori Gene Hackman

Lapsi.al 27 February 2025
Ndahet nga jeta aktori Gene Hackman

Aktori, Gene Hackman, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Santa Fe, New Mexico, së bashku me gruan e tij dhe qenin e tyre, thanë policët të enjten.

Policia e Qarkut Santa Fe zbuloi trupin e tij  dhe pianistes  63-vjeçare, Betsy Arakawa, gruaja e tij prej 34 vitesh, të mërkurën pasdite, konfirmoi sherifi i qarkut Santa Fe, Adan Mendoza.

”Gjithçka që mund të themi është se ne jemi në mes të një hetimi paraprak mbi shkakun e vdekjes,” tha sherifi i zonës. “Dua të siguroj komunitetin dhe lagjen se nuk ka asnjë rrezik të menjëhershëm për askënd.”

“Ky është një hetim aktiv dhe në vazhdim.”

Hackman ishte një nga aktorët më të arrirë të të gjitha kohërave, falë roleve  në "The French Connection", "Bonnie and Clyde" dhe "The Royal Tenenbaums".

CV-ja  e aktorit përfshin dy Oscars, tre Golden Globes dhe Cecil B. DeMille Award, dhënë në 2003.

Pas "The French Connection", të cilin ai pretendoi se e kishte parë vetëm një herë, Hackman vazhdoi të shfaqej në "Young Frankenstein" (1974), "Night Moves" (1975), "Bite the Bullet" (1975), "Superman" (1978) dhe madje edhe në "Unforgiven" të Clint Eastwood.

Hackman ishte martuar dy herë. Ai kishte tre fëmijë nga martesa e tij e parë me Feye Maltese, djalin Christopher dhe vajzat Elizabeth dhe Leslie. Në vitin 1991, ai u martua me Betsy Arakawa.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Michelle Trachtenberg

Aktorja Michelle Trachtenberg ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare. Aktorja e  "Harriet the Spy" u gjet e vdekur të mërkurën në mëngjes pasi pësoi arrest ka...

19:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI