Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Arbitri Nava i kërkon fanellën Messit pas ndeshjes, por dënohet: gjest i pafalshëm

Lapsi.al 22 February 2025
Arbitri Nava i kërkon fanellën Messit pas ndeshjes, por dënohet:

Një arbitër meksikan është futur në telashe për shkak të Leo Messit. Lajmi për zotin Ortiz Nava, i cili pas ndeshjes i kërkoi argjentinasit t’i dhuronte fanellën e tij, ka bërë bujë. Një veprim që shkel çdo normë etike dhe që i kushtoi një ndëshkim, sidomos sepse gjithçka ndodhi nën vëzhgimin e kamerave, ndërsa të dyja skuadrat ishin ende në fushë. Nuk është hera e parë që një arbitër i kërkon fanellën “Pleshtit”, por kësaj here situata shkaktoi polemika të mëdha në Shtetet e Bashkuara, duke çuar deri në pezullimin e tij.

Gjithçka ndodhi pas fishkëllimës së fundit në ndeshjen Kansas City-Inter Miami, e luajtur në kushte ekstreme me disa gradë nën zero, ku ngrica dominoi lojën. Messi vendosi takimin me një gol, por më pas u gjend në qendër të polemikave për kërkesën absurde të arbitrit, i cili iu afrua për të siguruar fanellën e tij sapo të ktheheshin në dhomat e zhveshjes.

Arbitri në telashe për kërkesën ndaj Messit

Kërkesa e pazakontë e zotit Ortiz Nava nuk kaloi pa u vënë re nga drejtuesit e CONCACAF, të cilët e ndëshkuan menjëherë. Sipas deklaratës së organit drejtues, arbitri “iu afrua lojtarit për të kërkuar një autograf për një familjar me nevoja të veçanta”. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për ta justifikuar, pasi veprimi i tij shkel plotësisht kodin e sjelljes: arbitri e takoi Messin pas përfundimit të ndeshjes dhe i kërkoi hapur fanellën, përpara kamerave dhe shumë dëshmitarëve.

Nava

Sado i pafajshëm të duket ky gjest, ai përbën një shkelje të plotë të rregullave të Konfederatës për zyrtarët e ndeshjeve, e cila ndalon kërkesa të tilla ndaj futbollistëve. Arbitri u “kap mat”, pasi Messi ia dhuroi realisht fanellën e tij Ortiz Navës, i cili u kthye në shtëpi me një relike tepër të çmuar, një nga më të kërkuarat në botë. Në deklaratën e CONCACAF thuhet se arbitri “pranoi gabimin e tij, kërkoi falje për incidentin dhe pranoi masën disiplinore të marrë ndaj tij”, por nuk u specifikua sanksioni i saktë që iu dha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI