Flash

Bregu i ndryshon fytyrën Dajës: dygolësh ndaj Laçit dhe Dinamo kthehet te fitorja

Lapsi.al 21 February 2025
Bregu i ndryshon fytyrën Dajës: dygolësh ndaj Laçit dhe

Dinamo ka gjetur rrugën e fitores pas një muaji pa sukses, duke mposhtur pastër Laçin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” për javën e 26-të të Superiores. Me këtë rezultat, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja siguron një pozicion të fortë në katërshen e kreut dhe parakalon provizorisht Vllazninë në renditje.

Start i furishëm dhe dygolësh i vlonjatit Dejvi Bregu

Takimi nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Dinamon, e cila kaloi në avantazh që në minutën e dytë me një supergol nga Dejvi Bregu. Sulmuesi realizoi një goditje të bukur nga distanca, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë e hershme dhe duke i komplikuar ndjeshëm situatën Laçit. “Ndeshja kishte shumë vështirësi - pranoi tekniku i Laçit Francesco Moriero -. Provuam të reagonim, gjithsesi nuk mund të themi që jemi të dobët. E dimë kush është objektivi jonë, është që të shpëtojmë dhe nga humbjet të mësojmë gjithmonë. Sot nuk ishim agresivë si herët e tjera. Nuk them që e pranojmë humbjen, por nga kjo të mendojmë më shumë.

[video width="680" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b887d34d4ba.mp4"][/video]

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të kryeqytetasve, ndërsa në fraksionin e dytë miqtë nga Kurbini u përpoqën të reagonin, duke rritur presionin në kërkim të barazimit. Megjithatë, në momentin më të mirë të tyre, Dinamo fitoi një penallti të diskutueshme, e cila u ekzekutua saktë nga Bregu, duke vulosur rezultatin 2-0 dhe fitoren e rëndësishme për blutë. Tekniku Ilir Daja nuk i kurseu elozhet për vlonjatin: "Ishte një rikthim i Bregut me dy gola, na vjen mirë pasi është lojtar i rëndësishëm për ne. Në golin e parë kishte një lëvizje individuale dhe më vjen mirë që rikthehet me dygolësh dhe lojë shumë të mirë. Sot nuk ra shumë në sy, por ishte lojtari që hapte më shumë zona tek kundërshtari".

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b89b7f5966d.mp4"][/video]

Dinamo ngjitet në vendin e dytë, Laçi mbetet pas

Me këtë sukses, Dinamo shkon në kuotën e 44 pikëve, duke kaluar Vllazninë dhe duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes, pas Partizanit kryesues. Nga ana tjetër, Laçi mbetet në vendin e pestë me 30 pikë, duke parë distancën me skuadrat e kreut të zgjerohet edhe më shumë.

Lexo më tej: Tre kartonë të kuq e tension i lartë: Dinamo e pathyer nga Vllaznia falë Teqjas

Fitorja e sotme i jep Dinamos jo vetëm tre pikë të vlefshme, por edhe besim për të tentuar dy vendet e para, në pjesën e mbetur të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI