Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Conference, Fiorentina-Chelsea vetëm në finale: shorti eviton përplasjen e favoritëve

Lapsi.al 21 February 2025
Conference, Fiorentina-Chelsea vetëm në finale: shorti eviton
Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës për 1/8 e Conference League ka evituar përplasjen e dy favoritëve të mëdhenj. Fiorentina dhe Chelsea kanë rënë në krahët e kundërta të tabelës, por rruga e italianëve është shumë më e komplikuar se e anglezëve. Londinezët do të përballen me Copenhagen, ndërsa të besuarit e teknikut Palladino, në kërkim të finales së tretë radhazi, kanë kundërshtarë më të vështirë (mes tyre edhe Betis, që mund ta gjejë përballë në gjysmëfinale). Fiorentina do të përballet me Panathinaikos në 1/8 e finaleve të Conference League: ndeshja e parë (6 mars) do të luhet në Athinë, ndërsa kthimi do të zhvillohet në Firence një javë më pas. Në rast kalimi, Fiorentina në çerekfinale do të ndeshet me fituesin e sfidës ndërmjet zviceranëve të Lugano dhe sllovenëve të Celje (në ndeshjen e kthimit që luhet në shtëpi). Chelsea, favoriti i madh për fitimin e trofeut, është në anën tjetër të tabelës, kështu që Fiorentina mund ta përballet me anglezët vetëm në finale.

PALLADINO: "NË ATHINË AMBJENT I NXEHTË"

"Përballemi me një ekip historik të Greqisë, tani të tretin në renditje. E dimë që është një atmosferë e nxehtë. Qëllimi ynë, sigurisht, është të kalojmë raundin. Conference League? Mua më duket absurde të thuhet se është një kupë jo dinjitoze, kam ardhur këtu edhe për të luajtur në Europë, është një arsye krenarie. Bëhet fjalë për një trofe europian, Fiorentina ka luajtur tashmë finale, ne duam të arrijmë deri në fund dhe ta fitojmë", ka thënë Raffaele Palladino, trajneri i Fiorentinës, duke folur për Panathinaikos, kundërshtarin e ardhshëm të ekipit të Fiorentinës në 1/8 e finaleve të Conference. Çiftet e 1/8-ave të Conference League Jagiellonia - Cercle Bruges Molde - Legia Varsavia Celje - Lugano Pafos - Djurgarden Panathinaikos - Fiorentina Borac - Rapid Vienna Betis Sevilla -Vitoria Guimaraes Copenaghen - Chelsea

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI