Flash

“O unë, o ai”, plas te Milan: Pulisic sherr me Conceição, kërcënon largimin në verë

Lapsi.al 20 February 2025
“O unë, o ai”, plas te Milan: Pulisic sherr me

Sipas asaj që ka rindërtuar Repubblica, pas ndeshjes në Zagreb, Christian Pulisic dhe Sergio Conceição kanë pasur një përballje të ashpër, e cila e ka çuar mesfushorin amerikan në një ultimatum.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, klima në Milanello është e tensionuar: trajneri portugez ka vendosur të përdorë një qasje të ashpër ndaj lojtarëve, por situata nuk po përmirësohet, përkundrazi duket se ky qëndrim po hedh edhe më shumë benzinë në zjarr. Pas rasteve të Leão dhe Theo, është shtuar edhe Pulisic, i cili, sipas gazetës romane, është grindur ashpër me trajnerin.

Pulisic “kërcënon” Milan

Shkruan La Repubblica: “Conceição ka mbështetjen e Ibrahimovic (“Ka besimin tonë”, e përsëriti Zlatan dje teksa merrte “Tapirin e Artë” nga Striscia la Notizia), por pa një vend në top katërshen as superkëshilltari i RedBird nuk do të mund ta shpëtojë. Sidomos sepse tensioni në dhomat e zhveshjes është në maksimum. Jo të gjithë lojtarët i pëlqejnë metodat e ashpra të trajnerit, me disa marrëdhëniet janë në pikën më të ulët. Rasti më i rëndë është ai i Pulisic: gjatë natës në Zagreb, të dy kanë debatuar ballë për ballë, dhe që nga ai moment diçka është prishur. Aq sa “Captain America” ka kërkuar largimin: vitin tjetër ose unë, ose ai” – ky është mesazhi që i ka dërguar Milanit.

Lexo më tej: Theo, çmenduria që eliminoi Milan: nervozizmi, rrjetet sociale, flokët dhe… gjoba

Një tjetër lojtar në vështirësi është Fofana, i cili nuk ka krijuar një lidhje me trajnerin, i cili nuk duket se e vlerëson shumë. Për këtë arsye, të martën ai e nisi ndeshjen nga stoli. E ardhmja e ish-trajnerit të Portos Conceição është e lidhur me rezultatet: nëse Milani nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, në fund të kampionatit, as Ibrahimovic nuk do të mund ta shpëtojë nga shkarkimi.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI