Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Sabalenka, rrëfimi tronditës: “Kam mendime të paqarta, në fushë nuk jam koherente”

Lapsi.al 21 February 2025
Sabalenka, rrëfimi tronditës: “Kam mendime të paqarta,
Aryna Sabalenka është ende numri 1 i tenisit femëror, por duket sikur është zhdukur. Në turnetë e fundit është eliminuar shpejt. Një katastrofë për bjellorusen si në Doha, ashtu edhe në Dubai. Pas humbjes tronditëse në Emirate, Sabalenka foli me shumë sinqeritet për këtë periudhë të veçantë dhe pranoi hapur se po kalon vështirësi, ndoshta jo vetëm në fushë.

Eliminime të shpejta në Doha dhe Dubai

Re të errëta, mendime të lëkundura – dhe kjo reflektohet në fushë. E mbylli vitin 2024 në mënyrë të shkëlqyer, duke i rrëmbyer vendin e parë Swiatekut dhe duke u shfaqur si favoritja kryesore në Australian Open. Në finale, mes përpjekjeve të mëdha, arriti, por u mund në tre sete nga Madison Keys. Që nga ajo finale, ende nuk është rikuperuar. Humbje në raundin e parë në Doha ndaj Alexandrovas dhe në raundin e dytë në Dubai ndaj danezes Clara Tauson. Dy rezultate shumë surprizuese.

“Nuk kam uri në fushë”

Gjatë ndeshjes me Tauson, Sabalenka u duk shumë e dëshpëruar. Në konferencën për shtyp më pas, ajo tha disa fjalë vërtet të forta. Deklaratat e saj tronditën, veçanërisht kur pranoi se nuk e ndjen më dëshirën e ditëve më të mira: “Mendoj se nuk kam më aq uri në fushë.” Më pas shtoi: “Jam pak e çorientuar në mendimet e mia, nuk jam koherente në fushë. Vendimet që marr nuk janë të sakta. Emocionalisht nuk jam në formën më të mirë”.

Gara për numrin 1, Sabalenka-Swiatek

Deklaratat e bjelloruses nuk janë aspak të zakonshme, pasi ajo pranon hapur vështirësitë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Ndërkohë, Iga Swiatek vazhdon garën në Dubai. Edhe nëse e fiton turneun, polakja nuk do ta parakalojë Sabalenkën, por kjo e fundit rrezikon të humbasë kreun e renditjes WTA në mars, kur do të zhvillohen turnetë e Indian Wells dhe Miami, ku janë në lojë shumë pikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI