Flash

Tifozët e Manchester City largohen nga stadiumi golit të tretë: “Ishte një m*t”

Lapsi.al 20 February 2025
Tifozët e Manchester City largohen nga stadiumi golit të tretë:
Tifozët e Manchester City braktisën stadiumin Santiago Bernabéu kur ende mbeteshin edhe 30 minuta nga fundi i ndeshjes ndaj Real Madrid, e cila vulosi eliminimin e “Citizens” nga Champions League. Mbështetësit anglezë ishin shumë të zemëruar për rezultatin 3-0 në atë moment dhe nuk donin të shihnin më asgjë nga ndeshja pas tripletës së Kylian Mbappé. Gazeta spanjolle Marca mblodhi disa dëshmi nga tifozët, të cilët ishin shumë kritikë ndaj ekipit dhe Pep Guardiolës: “Ishte një m*t, “Ky ishte një turp”, “Pep Guardiola duhet të largohet”, “Jemi të tmerrshëm”, “Prioritet iu dha ndeshjes kundër Liverpool në vend të kësaj”, “Mbrojtësit tanë po dridheshin”. Vetëm njëri prej tyre pranoi se “fitoi ekipi më i mirë”, ndërsa reagimet e tjera ishin shumë të ashpra ndaj trajnerit dhe lojtarëve të tij.

Tifozët anglezë largohen nga stadiumi në minutën e 62'

Tripleta e Mbappé i dha goditjen përfundimtare Manchester City në ndeshjen e kthimit, pas fitores 3-2 që skuadra e Carlo Ancelottit kishte marrë në “Etihad Stadium” javën e kaluar. Pas disfatës në Madrid dhe eliminimit nga Champions League, Pep Guardiola nuk u fsheh: “Kur përfundon i 22-ti në turne, do të thotë që nuk kemi qenë të mirë. Ky është sezoni ynë më i keq. Nuk kemi ritmin që ka Real për momentin, donim të bënim shumë pasime dhe pësuam gol herët, pastaj erdhi dhe i dyti… Nëse luan një ndeshje të hapur kundër tyre, ata janë shumë të mirë. Kam hasur Realin më të mirë të viteve të fundit, janë të aftë të mbajnë topin gjatë, të mbrohen, të vrapojnë, të sulmojnë kur duan. Asgjë, përgëzime”. I eliminuar nga Champions League nga Real Madrid, Pep Guardiola u detyrua të përballonte edhe talljet e tifozëve të Bernabéut, të cilët i bënin thirrje që të qëndronte në pankinën e City. Pas ndeshjes, trajneri i “Citizens” u pyet nëse kishte “forcën” për të përballuar këtë sfidë: “Sepse në Angli thonë që do të të shkarkojnë, ndërsa në Bernabéu të thonë të qëndrosh. Ke forcën të qëndrosh?”. Në atë moment, trajneri katalanas arriti të shqiptonte fjalën “po” nëntë herë dhe shtoi: “Dua të vazhdoj”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI