Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Nuk ka Lazio-Roma në 1/8 e Europa League: shorti eviton edhe Olimpiacos-Fenerbahce

Lapsi.al 21 February 2025
Nuk ka Lazio-Roma në 1/8 e Europa League: shorti eviton edhe
Nuk do të ketë derbi evropian mes Lazios dhe Romës në 1/8-at e Europa League, pasi shorti i hedhur në Nyon ka përcaktuar kundërshtarë të ndryshëm për dy skuadrat italiane. Lazio, e cila e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë, do të përballet me Viktoria Plzen, ekip që siguroi kualifikimin pasi eliminoi Ferencvaros në fazën play-off. Ndërkohë, Roma e Claudio Ranierit do të ketë përballë Athletic Bilbaon. Lexo më tej: Dy euroderbi në 1/8 e Champions: Real përplaset me Atletico e Bayern me Leverkusen Ndeshjet e para do të zhvillohen më 6 mars, ndërsa ato të kthimit më 13 mars. Nëse Lazio kualifikohet në çerekfinale, do të ndeshet me fituesin e çiftit Olympiacos - Bodo/Glimt, ndërsa Roma, e cila do ta luajë ndeshjen e parë në “Olimpico”, mund të përballet me Fenerbahçen e drejtuar nga ish-trajneri i saj, José Mourinho, nëse turqit kalojnë Rangers.

Ranieri: “Do të japim maksimumin për të kaluar”

“Përballja me Athletic Bilbao është një nga më tërheqëset për çdo trajner. E kam sfiduar këtë ekip disa herë kur kam drejtuar në Spanjë.” – kështu e komentoi trajneri Claudio Ranieri shortin e Europa League për faqen zyrtare të Romës. “Të luash në stadiumin e tyre, me atë histori dhe atë ndjenjë të fortë përkatësie, nuk është kurrë e lehtë. Bilbao është një skuadër shumë e fortë, por ne do të bëjmë gjithçka për të avancuar në kompeticion.” Çiftet e 1/8-ave të Europa League • Viktoria Plzen - LAZIO • Bodo/Glimt - Olympiacos • Ajax - Eintracht Frankfurt • AZ Alkmaar - Tottenham • ROMA - Athletic Bilbao • Fenerbahçe - Rangers • Real Sociedad - Manchester United • Steaua Bukuresht - Lyon Kalendari i Europa League • 1/8 e finales: 6 dhe 13 mars • Çerekfinalet: 10 dhe 17 prill • Gjysmëfinalet: 1 dhe 8 maj • Finalja: 21 maj (Bilbao)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI