Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Tronditet Partizani, nga 0-2 Bylis i përmbys 2-3. Veselinovic:"Dorëheqja, jo opsion"

Lapsi.al 21 February 2025
Tronditet Partizani, nga 0-2 Bylis i përmbys 2-3.

Partizani ka pësuar një disfatë të rëndë në garën për titull, duke u mposhtur në shtëpi nga Bylis me rezultatin 2-3, në një ndeshje ku gjithçka dukej në favor të kryeqytetasve deri në minutat e fundit. Pas avantazhit të dy golave, skuadra e Veselinovic pëson kthimin e miqve që marrin suksesin në minutat shtesë. Të kuqtë mbeten të fundit në katershen e Final 4 dhe duket se po paguajnë kostot e shitjeve të forta të bëra në janar.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b8adc9cd679.mp4"][/video]

Taipi e Sembene iluzionojnë Partizanin

Të kuqtë nisën sfidën në mënyrë perfekte, duke realizuar dy gola të shpejtë dhe duke krijuar përshtypjen se kishin ndeshjen nën kontroll. Taipi në minutën e 12' zhbllokoi ndeshjen pas një pasimi të Bintsouka. Kryeqytetasit dyfishuan pas vetëm 3', kur ish-kapiteni i Kukësit gjen saktë Sembene që me kokë i bëri shifrat 2-0. Megjithatë, Da Silva riktheu shpresat për Bylis duke shënuar shpejt pas avantazhit të dyfishtë të Partizanit. Ky gol mbajti në lojë ballshiotët pavarësisht se ekipi kryeqytetas nuk dukej se kishte vështirësi të mëdha përballë kundërshtarëve të tyre.

[video width="652" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b8ae97da8e4.mp4"][/video]

Bylis përmbys gjithçka në pjesën e dytë

Në fraksionin e dytë, Partizani luajti më i tërhequr, duke menaxhuar avantazhin, por pa qenë kërcënues në sulm. Trajneri i Bylis, Mezani, bëri një lëvizje taktike të zgjuar, duke hedhur në fushë Mustafën, i cili gjeti menjëherë rrugën e rrjetës dhe barazoi shifrat. "Për futbollin si fenomen mund të flasim pafund, por duket se nga 2-0 jemi përmbysur në 2-3 - pranoi tekniku i të kuqve Alexandar Veselinovic -. Për një analizë më të detajuar duhet të jemi më të qetë, tani nuk është momenti. Sido të jetë, uroj Bylisin për fitoren edhe njëherë".

Lexo më tej: Bregu i ndryshon fytyrën Dajës: dygolësh ndaj Laçit dhe Dinamo kthehet te fitorja

[video width="704" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b8b167d8a52.mp4"][/video]

I befasuar nga ky gol, Partizani tentoi të kthehej në sulm në minutat e fundit për të siguruar fitoren, por në vend të kësaj u ndëshkua nga një kundërsulm fatal. Ruçi, në kohën shtesë, shënoi golin e tretë për ballshiotët, duke vulosur një përmbysje të pabesueshme dhe një humbje tronditëse për ekipin kryeqytetas. “Realisht kemi ardhur me besimin për të marrë pikë, por pa humbur besimin dhe për ta fituar ndeshjen në nisje - tha tekniku Gentian Mezani pas ndeshjes -. Kur shkuam 2-0, mendova e humbur. Gjatë gjithë kohës i kërkoja skuadrës të dalim para, shikoja Partizanin në vështirësi kur sulmohej, vuante presionin. Kur shkuam barazim, e pashë që nuk kishin forcë për të goditur. I kërkoja përsëri çunave të sulmonin. Janë 3 pikë të mira kundër Partizanit. Duhet t’i mbajmë çunat me këmbë në tokë dhe të kuptojnë se është kampionat i gjatë dhe nuk ka mbaruar asgjë".

[video width="696" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b8c00b8aa68.mp4"][/video]

Humbje që rëndon Partizanin, Bylisi fiton pikë jetike

Ky rezultat e thellon edhe më shumë krizën e Partizanit, i cili humbet terren në luftën për pozicionimin komod në dy vendet e para dhe vuan një tjetër tronditje psikologjike. Në anën tjetër, Bylis merr tre pikë të arta në betejën për mbijetesë, duke dëshmuar edhe një herë se nuk do të dorëzohet lehtë në këtë sezon. "Çdokush nga ne e sheh futbollin ndryshe, respektoj çdo mendim tjetër. Dorëheqja? Para së gjithash, kjo nuk është temë për mua. Klubi ka mundësinë për të marrë vendimin”, u shpreh Veselinovic.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI