Flash

Hailey, e shqetësuar për Justin Bieber: Po kalon kohë të vështirë

Lapsi.al 21 February 2025
Hailey, e shqetësuar për Justin Bieber: Po kalon kohë të

Hailey Bieber është “me të vërtetë e shqetësuar” për bashkëshortin Justin Bieber pasi këngëtari i “Baby” shfaqi sjellje “të çuditshme” në eventin e kujdesit të lëkurës së gruas së tij të martën.

Një burim i thotë ekskluzivisht Page Six se themeluesja e Rhode "nuk është e sigurt se si t'i menaxhojë gjërat në këtë pikë" pasi Justin i la fansat e tij të shqetësuar.

“Justin po kalon një kohë të vështirë dhe Hailey po bën çmos që të jetë aty për të", shton burimi. “Hailey e do Justinin me gjithë zemër, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është e lumtur”.

Sipas burimit, miqtë e çiftit  "janë të shqetësuar edhe për Justin".

"Ata e kanë parë atë të kalojë ulje-ngritje gjatë gjithë marrëdhënies së tij me Hailey." shton burimi. “Është diçka për të cilën ai ka qenë i hapur, kështu që nuk është sekret.”

Çifti ka qenë subjekt i thashethemeve për ndarje që kur u martuan në vitin 2018. Justin dhe Hailey mirëpritën djalin e tyre, Jack Blues, në gusht, tre muaj pasi lajmet e shtatzënisë së modeles u bënë tituj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI