Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

FOTO/ Qëlloi me αrmë ndaj patrullës së policisë, autori me precedent penal

Lapsi.al 13 February 2025
FOTO/ Qëlloi me αrmë ndaj patrullës së policisë,

Kanë dale detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në afërsi të Rinasit. Një person me precedentë penalë i identifikuar si Klajdi Buza, 34 vjeç ka hapur zjarr me αrmë drejt një patrulle të policisë.

Sipas të dhënave, policia e Tiranës kishte marrë informacion për një person të armatosur në këtë zonë. Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët e Tiranës organizuan operacionin për kapjen e tij.

Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.

EMRI| U kap me armë në Rinas, kush është i arrestuari i cili qëlloi

Sipas të dhënave të policisë, Klajdi Buza është arrestuar edhe në vitin 2022, pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës me një automjet tip Porche. Me vete kishte një pistoletë gati për qitje. 

Në vitin 2015, Klajdi Buza denoncoi vjedhjen e makinës së tij “BMW X5”. Policia njoftoi në atë kohë se automjeti i tij ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” në Fushë Krujë.

“Shërbimet e Forcës  Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore. Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.

Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë. Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI